Nimanbegu: Zgjedhjet në Ulqin, Votuesve u bë shantazh

October 30, 2016   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Genci Nimanbegu-votimiDeputeti i ardhshëm dhe i vetëm i partive shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu, në një intervistë për portalin malesia.org, tha se vota e shqiptarëve në zgjedhjet e fundit parlamentare u keqpërdor në shumë aspekte. Sipas Nimanbegut, ndaj votuesve ka pasur presione të vazhdueshme me vende pune, çka hedh dyshime serioze për lirinë e procesit zgjedhor.

Ai në lidhje me dështimin e kolicioneve shqiptare në zgjedhjet e kaluara, tha se shkaku kryesor është egoja dhe ambiciet personale të cilat vazhdimisht po e dëmtojnë skenën politike të shqiptarëve në mal të Zi. Nimanbegu gjithashtu siguroi se çështja e stausit të Tuzit do të bartet gjithmonë në kërkesat e subjektit që ai përfaqson , deri në realizimin e saj.