SH.B. “Rumia” organizon markimin dhe pastrimin e shtegut Millë – Ostros

October 30, 2016   | Ngjarjet - Events

pastrimi i shtegut Millë - OstrosNe pajtim me planin e punës, SHH ”Rumia”, vikendin e ardhshëm, me datat 5 dhe 6 nëntor do të nise markimin dhe pastrimin e shtegut nga shkolla e Millës, duke kaluar nëpër Leqet, Trilera dhe për të përfunduar në Ostros.
Për këtë aktivitet shoqata fton te gjithe aktivistet si dhe vullnetarët që pëlqejnë bjeshkatarinë që ti bashkangjiten këtij aktivitieti.
Vendtakimi i të gjithë atyre që do të jenë pjesmarrës në këtë aktivitet është shkolla e Millës në ora 9.
Pjesëmarrësit të kenë me vehte ushqim për nji dite dhe vegla dore ( kmese, dorza). Për të gjithë këtë kusht eshte moti i mire.

Shoqata e bjeshkatarëve “Rumia” – Ulqin Facebook