Investitorët nga Jordani të gatshëm që të investojnë në bujqësi

October 31, 2016   | Ekonomia / Ekonomija

Nazif-Cungu- Mouvafaka Al Tamneh-Ulqin-UlcinjKryetari I komunës Nazif Cungu priti sot përfaqësuesit e kompanisë,, Memnon,, nga Jordani, Z. Mouvafaka Al Tamneh, që janë prodhues eminent  në vendet e Gjirit respektivisht këshillit për bashkëpunim GCC.

Në shoqërinë e Z.Al Tamneh ishin dhe  afaristë nga Iraku, Kuvajti  dhe Izraeli ,si dhe përfaqësues  të Ambasadës së  Emirateve të Bashkuara në Podgoricë.

Mysafirët e  njoftuan kryetarin Cungu  që kompania e tyre  është e interesuar  për rritjen e tërfonjës ,duhanit , rritjen dhe  grumbullimin e  pemëve jugore  sic janë mandarinat dhe limonat  si dhe hapjen e  farmave të pulave etj

Ata thanë se  pas  vizitës Malit të Zi,lokacioni më I përshtatshëm  dhe më interesant  për këtë lloj biznesi  është  trualli  I ish ekonomisë së dikurshme ushtarake  në Shas

Nga ana tjetër Kryetari Cungu  shprehu gadishmërinë  e komunës  që të gjithë investitorëve  maksimalisht ti dalë në ndihmë  dhe se  projektet e këtij lloji  mund të  ndikojnë në zhvillimin e  bujqësisë në komunën e Ulqinit.Për shkak se  trualli  I kërkuar është në pronësi të  shtetit të malit të ZI, komuna e Ulqinit  në një afat sa më të shkurtër  në bashkëpunim me Ministrinë e financave do të inicojë dhënijjen e  tokës me qira  investitorëve potencial. Pas takimit  mysafirët  vizituan edhe disa  lokacione të tjera  që janë me interes  për investime.