Nika: Çfarë më panë sytë dhe më dygjuan veshët në polici…?!

October 31, 2016   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Muhamet Nika, Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin Telefon-i: 068 264 122 Email-i : muhamet-nika@hotmail.com Albanski jezik- prof. Albanskog jezika Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipeShkruan Muhamet Nika

Pasi më kishin skaduar afatet e dokumenteve personale para do kohëve  u  drejtova në sportelin përkatës në polici  për të rejat dhe aty duke pritur  radhën, pashë e dëgjova se si punonjësja  e policisë- një serbo malazeze,  në mënyrën sa më të kulturuar e  qytetëruar ,  që ishte e mundur pashë t’i drejtohej një pale  shqiptare  që aplikonte …, me fjalët: “ Zotëri , në cilën gjuhë e doni të shkruar emrin dhe mbiemrin në dokument , shqip apo malazeze..”?!

Kurse për çudi-  pala pa u hamendur fare iu përgjigj, jo mos ma shkruani  shqip…?!!

Dhe kur shikimi i tij, në çast,  iu kryqëzua me timin e pasi i dhashë një shikim qortues dhe të  habitshëm…, ai për tu nxjerrë  nga situata– pa e pyetur u shpreh: Jo se a e di si është puna, unë e kap emrin Lanush dhe po e shkrova shqip, kompjuteri ma shkruan LAPUSH …?!

E thashë me vete : Çfarë lapushash  , ma toka  e duron Ulqini…?!

Gjynah Bardhi dhe Milloja..?!

Mbaj mend sa për të sqaruar këtë çështje, që  M.Bardhi në çdo takim  të cilin e  kish me qeveritarë , por edhe me Millon…, ankohej se atij nuk po ia shkruanin dhe shqiptonin si duhet emrin dhe mbiemrin  shqip ..?!Dhe se ai  edhe në letër njoftimi- Nuk  i shkruan  Bardhi…, por Bardi..?! Kurse Milloja , nga këndi i tij thonë se arsyetohej; “ A što ću mu ja kad naša azbuka ne ma to sllovo- kako da izgovorim- Dhe çfarë do tash ai, në qoftë se alfabeti jonë nuk  e ka  këtë  shkronjë   – Si ta  shkruaj e shqiptoj..“. Por në fund prapë këta të dy- me sa duket – ranë në ujdi dhe e gjetën zgjidhjen.

Po kujt hynë në punë kjo , e aq më tepër kur Bardhi shkoi në pension dhe tjerët bëhen gati të shkojnë…?!

Shpresa vdes e fundit…?!

Mos e besoni po deshët, por kur iu hodha syrin listave zgjedhore që konkurruan  në zgjedhje, u gëzova për të mirë, pasi  pashë se  kandidatët për këshilltarë nga  lista  e DPS-it, emrin dhe mbiemrin ( me ndonjë përjashtim) e kishin të shkruar shqip, kurse këto në listat nacionale , disa  (mu duk  shumica), emrat dhe mbiemrat i kishin lënë si dikur në kohën e gjyshërve të vet –  pa i ndërruar fare,  ashtu si  kur votohej  partia   serbe  e   kryeministrit  Pashiq…?!! O nëna ime dhe nën… e tyre…, po  si nuk na  mbajti të thërrasim  asnjëherë – Poshtë Pashiqi…, me këto mbiemra  e nga  ky soj…?!!