Nika: Zgjedhjet në Ulqin: Luftë për një votë, Ja pse humbi Koalicioni Shqiptar “Me një Qëllim”

October 31, 2016   | Lajmet / Vijesti, Politika

Ja pse e humbi Koalicioni Shqiptar Me një QëllimShkruan Muhamet Nika

ZGJEDHJET 2016-  UNË  NUK  PO E MARR  VESH : POLLI  APO NUK  POLLI  MUSHKA…?!!!

  • E SIKUR TA DINTE  BILE  TË PAKTËN   ..?!

Është  e vërtetë   që  kam thënë dhe them se ligji zgjedhor aktual , për dallim prej të parit, i cili i jepte mundësinë DPS-it të “ Vjedhë herë një e herë dy deputetë..”, ky aktuali i jep mundësinë edhe opozitës- çetnikëve  të “ vjedhin një apo  dy deputetë  ..”?!  Dhe kjo  ndodhë me bekimin e shqiptarëve ..” ?!

Mirë po  çfarë është duke ndodhur tani me ankesat  e Partisë Demokratike dhe mandatin e saj  për deputet, përsëri  nuk arrij ta kuptoj.

Kurse  për të ndihmuar sa do pak  duke e thjeshtësuar punën, po përcjellim vetëm atë çfarë kjo parti  dhe  anëtari i saj në komisionet zgjedhore  veproi :

  • Pozita e parë , Komisioni zgjedhor komunal  , pranon rregullsinë  e votave në komunë..?!
  • Ankohet PD( shqiptarët me një qëllim) për pa rregullsi  në 4 vendvotime  të zgjedhjeve  të pranuara …
  • Komisioni komunal  , iu  pranon parregullsinë , në 2 vendvotime e jo në 4 vend votime…?!
  • Edhe Forca pranon parregullsinë  në dy-  por jo në 4 vendvotime edhe pse më parë  i kishin  pranuar  zgjedhjet  si të rregullta?! Si duket iniciativa e përsëritjes doli nga DPS  edhe pse i rrinte pas PD dhe qe pse:
  • Në dy vendvotimet  që  nuk pranohej zgjedhja- votuesit ishin të DPS-it- Shtoj dhe Braticë, kurse në dy tjerët që kërkonte PD, votuesit mund të ishin potencialë  të Hajdinagës- Krythë e Katërkollë…, por kjo u la çështje e hapur…?!!
  • Kjo  duhet të jetë kështu, ngase  DPS, nuk e kish të siguruar  në këtë moment,  të 36- deputet – Pra  i binte që Niman Begu – të kish shumë peshë si i 41-ti deputet në qeverinë e re..?!! Tashti është i 42 , e po të fitonte edhe Hajdinaga  do të ishte i 43..?!!
  • Forca ankohet në komisionin zgjedhor republikan pasi kish votuar kundër PD-së në Ulqin.
  • Komisioni shtetëror  i zgjedhjeve në kërkesë  të Forcës , për tu ikur problemeve , detyrohet të hedhë poshtë  kërkesën reale të PD-së.
  • PD , vendos të ankohet për pa rregullsi – gjykatës kushtetuese  dhe dorëzon ankesën  e cila me ligj   i takon të ndaj   mejdanin e komisioneve – pro Hajdinagës  apo kundër…?!
  • Mbrëmë mblidhet  komisioni  republikan  për të shpallë rezultatin valid  përfundimtarë  të zgjedhjeve , të cilat duhen apo nuk duhen pranuar si të rregullta..?!!   Si duket  edhe anëtari i PD-së, harron dhe pranon rregullsinë.?!
  • Dhe tjetër , çudia vazhdon ?!  Deri më sot, shohim se- PD, nuk lajmëron opinionin  për fatin e padisë së vet të deponuar në gjykatën kushtetuese – në kuptimin , në se e tërhoqi atë , apo   gjykata  e hodhi poshtë ankesën e tyre  për përsëritje  të  zgjedhjeve …?!
  • Kurse për  fund të te gjithë kësaj, del që  PD- pranon të humbë deputetin …?! E  çfarë do fitojë  ose nuk do fitojë (si hejdije për këtë punë) , pak ose aspak  ka rëndësi  dhe  mbetet   të shihet nesër ..?!

Bisedat  tjera   që enden nëpër  shtyp- të asaj se si votoj X apo Y siloni,  gjithashtu  janë më tepër sensacione gazetash  se sa të  rëndësishme…?!

 

Veç se për fund – Një leksion  kriminalistik për gjithë këtë që thuhet rreth autorizimeve të  Nikollës…?!

 

Sipas  specialistëve  të kriminalistikës  thuhet se njeriu  sa do  që të jetë  i specializuar  për  falsifikim të nënshkrimit  të dikujt  – ai e ka të pa mundur  që të mos  e përsërisë dorëshkrimin e vet- në të 12 herë….?!! ]

Nëse nuk “ pritoni  këtë  mund ta dëshmoni edhe vet po  t’i  numëroni germat..?!!

DOKUMENT I ZGJEDHJEVE-KQZ

Sa për Hajdinagën , ngushëllimet e mija, sepse edhe vetë dikur në 98 , kur fitova mandatin si deputet, ma shiti Bardhi( past shëndet.) ?!, sepse pasi festova  “ demek mandatin” dhe” qita me pi nja dy dit…në katërkollë..”, doli që nuk kisha fituar ?! E  në duart e anëtarit të komisionit zgjedhor të atëhershëm të Lidhjes, pash të kishte dy proces verbale rezultatesh …,   të nënshkruara nga të gjithë anëtarët e KQZ-së, me në krye anëtarin e Lidhjes, ku sipas njërit- unë isha deputeti i dytë i lidhjes, e sipas tjetrit  nuk isha..?!!