Shëndetësia me zgjedhje dhe propozim të ri nga Prim.Dr.Gani Karamanaga

October 31, 2016   | Shoqëria / Društvo

Gani-KaramanagaShërbimi  shëndetësor ku shqiptarët përbejnë shumicën mundet dhe duhet me qenë në një nivel më të lartë.

Propozoj :

Stacionin shëndetësor në Ostros

Laboratoriumi biokimik  me analiza me spektrin më të zmadhuar, shërbimi i ultrasonografisë një herë në javë.  Organizimi i disa shërbimeve specialistike: internisti një herë në javë, gjinekologu (më mirë gjinekologe femër prej Ulqinit shqiptare) një herë në javë.

Stacioni shëndetësor në Katërkollë

Organizimi i ultrasonografisë një herë në javë, gjinekologu një herë në javë, laboratoriumi biokimik me analiza më të shumta. Gatishmëria e mjekëve në ortë e natës dhe të dielën dhe ditëve të festimeve. Organizimi  i pikave shëndetësor në Sukubinë dhe Krythë.

Stacioni shëndetësor në Tuz dhe  Guci

Propozim që këto  stacione  të shndërrohet në  SHTËPINË E SHËNDETIT i cili ka me qenë  organizatë shëndetësore e veçantë siç janë ato në qytete tjerë ( Ulqin, Tivar, Berane etj).

Shtëpia e shëndetit  Ulqin

Të organizohet shërbimi shëndetësor specialistik. Internisti dy herë në javë, urologu, okulisti-oftalmologu, kirurgu, ortopedi ka një herë në javë. Spitali i Tivarit sipas ligjit për shëndetësi është i obliguar për këtë shërbim  për arsye se edhe merr mjete financiare.

Përmirësim i shërbimit të emergjencës, si edhe laboratorimit biokimik dhe mikrobiologjik.

Materniteti në Ulqin

Të obligohet menanxhmenti që të organizojnë menjëherë hapjen  e stacionit për transfuzion për çka e ka dhënë pëlqimin publik Ministri i shëndetësisë të MZ Dr. Budimir Shegrt.

Të iniciohet plotësimi i ligjit për shëndetësi lidhur me lejimin e sallës për operacion me shërbimin intensiv.

Spitali rajonal i Tivarit

Është i formuar për të dy komunat ( Tivari dhe Ulqini ). Për këtë arsye duhet të obligohet për punsimin e kuadrave  shqiptarë nga Ulqini ( mjekët, infermierët etj). Gjithashtu edhe trajtimi i pacientëve duhet me qenë i barabartë. Është  obligimi i menaxhmentit të Shtëpisë shëndetit të Ulqinit për marrëdhënie korrekte dhe  përmirësimin e angazhimit spitalit të sa i takon shtëpisë shëndetit të Ulqinit.

Në fund :

Jam i mendimit se këto propozime munden t’i ndihmojnë edhe grupit negociues për platformën e bisedave në formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi.

Ul.info