Hapet Qendra Edukative e Asmës ne farmacinë “Pharmalife” Ulqin

November 1, 2016   | Ngjarjet - Events

Hapet Qendra Edukative e Asmës ne farmacinë Pharmalife UlqinHapet e Qendra Edukative e Asmes në farmacinë “Pharmalife” ku i munëdsohet të gjithë pacijentëve me sëmundje të asmës këshillime falas mbi shërimin dhe kontrollimin e vazdhsueshmë të Asmës.

Qendra Edukative mbi Asmën e farmacisë “Pharmalife” ofron këshilla në trajtimin dhe sjelljen e pacientëve që jetojnë me astmë, i ndihmon ata për të ruajtur kontrollin dhe për të arritur rezultatet më të mira me përdorimin e numrit sa ma të vogël të ilaçeve.

Në qendrën Edukative mbi Asmën, pacientët tanë do të  gjejnë këshilla në përdorimin e të gjitha pompave të inhalimit, përdorimin e duhur të ilaçeve, kontrollet e nevojshme dhe mënyrën e jetesës me asma.

Në qendrën tonë çdo here do jetë e mundëshme të përdoret PeekFlow Metrat tanë,  që masin rrjedhjen e pikut espirator dhe në këtë mënyrë ta mbajnë nën kontrollë astmën dhe njëkohësishtë trajnimit në përcjelljen e parametrave të PeekFlow metrave shtëpijake.

Qendra Edukative mbi Asmën e farmacisë “Pharmalife” e udhëheq magjistra e farmacisë  “mr.ph.  Mehrixhana Dervishi Llazorja,  e cila zotëron certifikatën e farmacistit të avancuar “SmartPharmacyst” për drejtimin e një qendrës Edukative të astmës.

Të gjitha shërbimet janë Falas!