Në Ulqin përfundon Shkolla e peshkimit për fillestarë

November 1, 2016   | Lajmet / Vijesti

Shkolla e peshkimit për fillestarë ndahen mirënjohjet-UlqinShkolla e peshkimit për fillestarë: ndahen mirënjohjet

Si aktivitet përbërës i Projektit për mbrojtjen e ekosistemit detar, në bashkëpunim me partnerin në projekt – Klubin e peshkimit sportiv “Bojana”, përfundon Shkolla e peshkimit për fillestarë.

Qëllimi parësor i këtij aktivitet ishte që brezit të ri t’iu përcillet dituria bazë mbi sportin e peshkimit në det.

Në kuadër të këtij aktivitet, i cili përbëhej prej 10 orësh mësimi – praksë dhe praktikë, nxënësit patën mundësi të njihen me bazën teorike të këtij sport, por edhe ta ushtrojnë atë në det.

Gjithashtu, në prezantimin edukativ që u mbajt në suaza të kësaj shkolle, profesorët e SH.F. “Boshko Struguar” dhe “Marshall Tito” – Rasim Lika dhe Martin Koçoviq, nxënësve u mësuan rëndësinë e ruajtjes së detit, organizmave dhe gjallesave që ekzistojnë brenda tij, si dhe për dëmet që mjetet shpërthyese i shkaktojnë këtij ekosistem kaq të brishtë.

Shkolla e peshkimit për fillestarë ndahen mirënjohjet-Ulqin-3

Si përfundim, nxënësve të shkollës së peshkimit, kryetari i Klubit të peshkimit sportiv “BOJANA”, Muzafer Belo Çaushi i ndau mirënjohjet për përvetësimin e suksesshëm të njohurive dhe aftësive të peshkimit në det.

Ulcinj Marine Fauna Protection and Cultivation Facebook