Zenka: Punësimi në Ulqin arrin kulmin, ka mungesë të fuqisë punëtore

November 1, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Mehmet Zenka -drejtor i NP veprimtarite komunaleMungesa e fuqisë punëtore në Ulqin gjatë viteve të ardhshme do të bëhet shumë më e shprehur dhe më kritik, prandaj gjatë viteve të ardhshme të jetë edhe më e keqe.

Ndërmarrja publike veprimtaritë komunale ka nisur përgatitjet për sezonin dimëror për periudhën post sezonale.Muajt e fundit kjo ndërmarrje është ballafaquar me  probleme përsa i përket fuqisë punëtore,pasi ato mungojnë,duke bërë të pamundur pastrimin e qytetit me intensitetin e mëparshëm,kur kanë qënë të punësuar punonjësit sezonal, transmeton portali TV Teuta.

Drejtori i ndërmarrjes publike veprimtaritë komunale Mehmet Zenka, shprehet për televizionin Teuta se ndodhemi në një situat aspak të mirë,pasi kemi punuar me një fuqi punëtore minimale gjatë kësaj periudhe.Zenka tregon se pothuajse në të gjithë sektorët e kësaj ndërmarrjeje ka mangësi në numrin e punonjësve për të përballuar fluksin e punës.Sa i përket gjendjes financiare kjo ndërmarrje  i ka tejkaluar  problemet në mënyrë të suksesshme dhe i ka shlyer të gjitha detyrimet kundrejt punonjësve.Me vjeljen e tarifave në përgjithsi, e në vecanti të shtëpizave në Bunë pritet akoma më shumë një përmirsim i situatës financiare në këtë ndërrmarrje.

1