Malazezët nuk janë Sllav e aq ma pak Serb,por Ilir thotë autori i librit “Shenjtorët e çuditshëm/bizarë të Kishës Serbe”,Miroslav Ćosović

November 2, 2016   | Rajoni / Region

Se edhe Malazezët e kanë kuptuar edhe vetë se nuk janë me prejardhje Sllave e aq ma pak Serb dëshmon edhe autori i librit “Bizarni sveci srpske crkve” që në shqip do me thënë “Shenjtorët e çuditshëm/bizarë të Kishës Serbe”,Miroslav Ćosović.
Ćosović thot:Të gjithë e dimë se në cilën mënyrë tek ne dëshmohet se Malazezët në të vërtetë janë Serb”

Malazezët

“Egërsisht e citojnë Njegoshin dhe Kral Nikollen,citohet ndonjë udhëpërshkrim nga koha e e Nikolës,citohen po ashtu disa oborrtar të tij,tregohet nga dy ose tri asociacione nga koha para shekullit 19 dhe kjo është e tëra”,thekson Ćosović.
Ćosović pastaj shton se :”Malazezët në qenien e tyre kombëtare nuk janë as Slloven/Sllav e lëre më të jenë Serb”.

“Këtë e them jo vetëm në bazë të shkencës së historisë,por edhe në bazë të asaj se çka ofrojnë:Gjenetika e popullatës,antropologjia fizike,arkeologjia,etnologjia…e vetmja mënyrë e drejtë që një populli ti përcaktohet etnogjeneza,është ajo që të kyqen më shumë shkenca dhe jo vetëm ajo e historisë”,thot ai.
Mbështetja vetëm në shkencën e historisë gjatë studimit të etnogjenezës është shumë gabim dhe jo serioze,mendon ai.

“veçanërisht në këto hapësirat tona,ku gjatë historisë në dokumenta përmenden shumë popuj,gjë e cila mund të ndkoj që secili mund të gjej ndonjë burim historik i cili i jep të drejtë mu atij popullit të tij,do me thënë pikëpamjes së tij mbi etnogjenezen”,thot ai.
Ćosović thot se Malazezët janë një përzierje e vendasve/indigjenëve të cilët Romakët së bashku i kanë quajtur Ilir,dhe se tok me të ashtuquajturen Hercegovinë e Vjetër përbëjnë një tërësi të vetme etnike e atë tërësi etnike sot e njohim si një popull i posaqëm-Malazias.

“Malazezët e vjetër,malorët,ata nga bregdeti dhe Hercegovasit e vjetër përbëjnë një tërësi,një të vetme dhe unike-Kombin Malazez,sepse në gjenerale:Kanë të njejten histori,e kanë patur organizimin e tyre fisnor të shoqërisë,e kanë pasur kishen e tyre autoqefale,veshin të njëjtat veshje,kanë të njejtat zakone,të njejten gjuhë,e kanë pasur personalitetin e përbashkët të kultit,e që ishte Ivana Crnojević,etj.Ata nga SPC (Kisha Pravosllave Serbe) dhe SANU (Akademia e shkencave të Serbisë) mund të thonë çfarë të duan dhe ta përsërisin me miliona here se Malazezët janë Serb,por faktet nuk do të mund ti ndrrojnë,aspak”,nxjerr ë pah ai.

Përgatiti Xh.Arifi /proinformacion.com