Raogon Nika: …, Zenka po thotë “ : Punësimi në Ulqin arrin kulmin, ka mungesë të fuqisë punëtore në NP Veprimtaritë komunale…?!!”

November 2, 2016   | Opinione

Muhamet Nika,  Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor  “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin Adresa:  zgrada  SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin Telefon-i:               068 264 122 Email-i : muhamet-nika@hotmail.com  Albanski jezik-  prof. Albanskog  jezika  Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipeShkruan  Muhamet Nika

HAHAHA…,   Zenka  po thotë “ : Punësimi në Ulqin arrin kulmin, ka mungesë të fuqisë punëtore…?!!”

Kur sot    para se të vij në punë    ndalova  në Katërkollë , në njërin nga  lokalet e saj për  të pirë kafenë e  mëngjesit, pashë  që  ata  të ishin për  plot,  që në orën 6 të mëngjesit. Por për çudi,  do thoni-  nuk pata nevojë të shkëmbej asnjë mirë mëngjes me të pranishmit …?! Klientët ishin    të gjithë të pa njohur- do punëtorë  fizikë nga Shqipëria , të cilët për çdo mëngjes  ia mësyjnë Ulqinit- ca me  vetura e ca me motoçikleta, e do tjerë edhe këmbë…?!

Pasi  rreth  politikës së punësimit, siç po komentohet, që  pushteti i koalicionit të gjerë (  i cili  na qoftë me shnet e me jetë e me këmbë përpjetë..)?!, pjesë e të cilit është edhe Met Zenka,  na  e paska zgjidhur  njëherë e mirë  problemin  kur deklaron se : “Punësimi në Ulqin arrin kulmin..”?!

Po themi se-  Kur është fjala te punësimi , kemi  ndjesinë e kundërt, që është , se  : “ koalicioni…me shnet e me jetë….”?!, ashtu si nuk është duke mbrojtur  tregun e prodhimeve bujqësore vendase nga ata të Shqipërisë, shihet se  nuk “ e  ka vu ujin në zjerm” për të  mbrojtur as tregun e punës vendas…?!

Për këtë  sa thuhet- moti janë kah ankohen të gjithë punëtorët dhe mjeshtërit  nga Ulqini, që punën,  po iu marrin  tjerët – me çmim  më të lirë e  në të  “zezë…”  që punojnë te   punëdhënësit( biznesi i vogël manifaktural- trektarucat…, dhe tolerohen nga  liderucat  e të gjithë  … ucat , tjerë  në pushtet….?!!

Të etur për fuqinë  sa më të  lirë punëtore, karavane punëtorësh arrijnë nga pjesët tjera të vendit…, prej Rozhajet e deri në  Leskovc  e Pirot…, gjatë gjithë vitit …?! Bile këta të fundit edhe gjatë verës imponojnë” rregullin e vet të punës KUDO…”?!! Edhe  në midis të Ranës që e shndërrojnë në shëtitore panagjyresh serbe të  mëhallësh së qyteteve të përmendura për rreth Nishit..?!!

E këta  nga Shqipëria janë  më në avantazh–  sepse vijnë dhe kthehen brenda ditës – paguhen  shtrenjtë këtej dhe hanë lirë andej nga vijnë.

Dhe si duket   Met  Zenka  ka krijuar një fotografi të rreme të punësimit. Kuptohet nëse Nazif Cungu nuk i ka hapur ata 600 vende pune në një vend dhe 700 diku tjetë…., për të cilat ne nuk kemi evidencë…?!!

Po ku është këtu inspeksioni i punës që lejon pronaret -biznes-ucat , të rjepin shqiptarët , pa u paguar sigurimet që ç’rregullojnë  tregun e  punës, me siguri duhet të  pyesni “ figuracionet  politike të koalicionit të gjerë e me shnet e me jetë….”?!

Kurse  ulqinakëve , u mbetet – sipas asaj që lexova në  portale… ,të braktisin vendin,   e të ikin  në Amerikë…?!

E  për të kënduar pastaj , përsëri( si dikur , sot e mot) atë këngën “ Moj e bukura More…ku të lash , ku të lash dhe më s’të pash”  të gjeneratave …?! Dhe pse  jo , edhe ndonjë nga  trimëritë  e sukseset  e  partive  nacionale  dhe  koalicionit të  gjerë….?!

Përsëri , po më vjen …., hahahahaha…?! Kurse për fund-  po shtojmë ,  që   boll “gjerë…! e kemi dhe s’ka si vete  ndryshe……?!  Kuptohet për  punë në Ulqin…?!!!