Cungu po kërkonë vende në Qeveri

November 3, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Nazif-Cungu-OstrosShqiptarët dhe kroatët kërkojnë vende në Qeveri

Vende të caktuara në Qeveri kërkojnë edhe shqiptarët, deklaroi Naziv Cunga nga Koalicioni “Shqiptarë të vendosur”, për Radion e Malit të Zi, pas takimit me Dushko Markoviq, kandidatin për mandator. “Sa i përket pjesëmarrjes në Qeveri, ne do ta dorëzojmë marrëveshjen e plotë dhe kuptohet se do të kërkojmë pozicione të caktuar në Qeveri”, ka deklaruar Cungu. Me mandatorin për Qeverinë e re, Dushko Markoviq, përfaqësuesit e Koalicionit, “Shqiptarë të vendosur”, kanë biseduar vetëm në parim, deklaroi Cungu. “Markoviqin e kam njoftuar se jemi në fazën e përgatitjes së platformës së përbashkët me kroatët dhe se dokumentin do ta prezantojmë kur të jetë i gatshëm”.

I pyetur se a do të përgjigjet në ofertën që ka dërguar opozita dhe të bisedoj me ta mbi formimin e Qeverisë, Cungu tha se si lider i partisë, nga opozitarët nuk ka marrë ftesë, as letër, prandaj edhe nuk mund të deklarohet. Edhe kroatët kanë kërkuar një vend në pushtetin ekzekutiv si kusht për hyrjen në Qeveri nga kandidati për mandator Dushko Markoviq, deklaroi poashtu për Radion e Malit të Zi kryetarja e Iniciativës Qytetare Marija Vuçinoviq. “Për mundësinë e formimit të ministrisë së diasporës, kroatët kanë dëgjuar vetëm nga mediat, por e përshëndesim këtë ide”, thotë Vuçinoviq.

TVCG