Shqiptari nga Malit të Zi kapet duke kontrabanduar barna

November 3, 2016   | Ngjarjet - Events

KamagraNjë shqiptar, shtetas i Malit të Zi është kapur nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Kullë duke kontrabanduar mallra.

Siç bën të ditur policia, gjatë kontrollit të veturës së është vërejtur se i dyshuari është duke transportuar 23 copë  medikamente të llojit “Kamagra”  të cilat janë konfiskuar.

Me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, transmeton Klan Kosova.