Nika: Kuvendi të hënën debaton për buxhet të vitit 2014 dhe 2015 ?!

November 8, 2016   | Politika

Kuvendi-Komunal-UlqinShkruan Muhamet Nika

Një  lajm shumë interesantë ?! Merret vesh ( që nuk merret vesh..), se  Cungu – pranoi të pajtohet  me Gjekën dhe Gjeka me Cungun , për punë  se si e ku i harxhuan paratë e buxhetit të   vitit 2014 dhe vitit 2015.  Edhe pse nëpër portale “partiake , këto të Cungut , e pyesnin  shpesh Gjeken: Ku i çove paret ; sa pica e sa birra pive …, sa tombobila bleve , sa xhaketa lëkure..?! Ku deshe mi vu shtyllat e ndriçimit publik e shumë e shumë punë si këto , sidomos  rreth do ndihmave  që ai iu kish dhënë do personave të dyshimtë dhe klubeve të ndryshme e shoqatave etj, etj.  që ishin shkak , për mos pranim të raportit të punë së tij dhe rrëzim të tijin..?! E tash ti, po duket  se gjetën  gjuhë të përbashkët edhe për llogarinë përfundimtare të vitit 2015?!

Pleqërinë në mes të këtyre dyve po duket  e ndau vetë kryetari i parlamentit Loro Ndrekiq , që “ i  mësoi  se si të votohet” për borën e vjeme dhe të parvjetme..”. Kurse, për borën e sivjetme do të flasim , kur të bien edhe nja dy bora tjera..?!

Ka edhe më keq?!

Por mos harroni , kish edhe më  keq. Në kohën tonë  , kur e pyetëm  ish kryetarin e  atëhershëm , Fuad Nimanin, se ku i kish çuar paret e vitit 2005- pasi nuk miratoi fare  buxhet  ….?! Ai  atëherë na tha-  midis kuvendit : Nuk iu kallëzoj as sot as nesër, as pasnesër..?!

Të paktën këta të dy :  Gjeka e Cungu, po iu kallëzojnë pas dy fjetëve ( vjetëve)  këshilltarëve se ku i kanë shpenzuar  paratë…?!!!