Shkolla ne Sukubinë: Cungu na e kryme tonën, tash presim që Diaspora & Ministria e arsimit ti kryejn obligesat

November 8, 2016   | Shoqëria / Društvo

Nazif-Cungu-Bashkësia lokale Sukubinë-kabinetiKryetari i Komunës priti perfaqësuesit e Bashkësisë Lokale Sukobinë dhe premtoi përkrahje për problemet e tyre

Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij pritën perfaqësues të Bashkësisë lokale Sukubinë, prindër të nxënësve të shkollës në ndërtim dhe Drejtorin e shkollës ,,Bedri Elezaga,,

Në takim u prekën një sërë cështjesh që preokupojnë banorët e kësaj Bashkësie Lokale . THeks i vecantë iu kushtua vazhdimit të punimeve në shkollën në Sukubinë dhe transportit të nxënësve. Kryetari Cungu tha se Komuna është e interesuar që punimet në shkollën e Sukobinës të përfundojnë sa më parë. Ai nënvizoi që komuna i ka kryer obligimet e saja të paraparë me marëveshtje, mbetet që në ditët në vijim diaspora të kryej pjesën e saj të mjeteve e më pas Ministria e arsimit. Kryetari Cungu theksoi se do të përcjellë me vëmëndje rrjedhën e punimeve në shkollë, poashashtu ai tha se komuna merr obligim që të refundojë shpenzimet e udhëtimit për transportin e fëmijëve nga Sukobina në shkollën amë që ka qenë preokupim për prindërit. Në takim u prekën dhe cështje të tjera me interes për komunitetin e kësaj ane.