Veseli zhvilloi takim me ambasadorin e Malit të Zi, Ferhat Dinosha

November 8, 2016   | Rajoni / Region

Kadri-Veselili-takon-Ambasadorin -Ferhat-DinoshaKryeparlamentari Veseli dhe ambasadori Dinosha vlerësuan se marrëdhëniet midis dy vendeve janë të shkëlqyera, ndërsa shprehën përkushtimin që bashkëpunimi ndërshtetëror të thellohet edhe më tej në të ardhmen, në frymën e orientimit të përbashkët euro-atlantik.

Në këtë funksion, kryetari i Kuvendit të Kosovës shtroi nevojën e forcimit të bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe të rritjes së shkëmbimeve tregtare, në interes të të dyjave vendeve. Po ashtu, kryetari Veseli theksoi rëndësinë e realizimit sa më të shpejtë të rrugës Deçan-Plavë, si një arterie shumë e rëndësishme e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe e qarkullimit të qytetarëve në të dy anët e kufirit.

Kryeparlamentari Veseli tha se çështja e demarkacionit, i cili nuk ka përfunduar ende si proces, nuk ka ndikuar në marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, në të cilën Mali i Zi ka treguar konstruktivitet.

Kadri-Veselili-takon-Ambasadorin -Ferhat-Dinosha-1

Veseli dhe ambasadori Dinosha diskutuan edhe për pozitën e komunitetit malazez në Kosovë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit midis institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesve të komunitetit malazez në vendin tonë.

“Malazezët e Kosovës do ta kenë vendin e merituar në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës, si qytetarë te respektuar të Republikës se Kosovës”, theksoi kryetari Veseli.

Lajm.net