Bardhi i dërgon telegram ngushëllimi kryetarit të lëvizjes vetëvendosje! Visar Ymerit

November 9, 2016   | Ngjarjet - Events
Mehmet Bardhi (Foto: Arhiva Vijesti)

Mehmet Bardhi (Foto: Arhiva Vijesti)

Me rastin e vdekjes së aktivistit Astrit DEHARI, në rrethana ende të pazbardhura në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Ulqin, 7 nëntor 2016

 

 

 

Në telegramin e ngushëllimit, në mes të tjerave thuhet:

 

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Kryetarit VISAR YMERI

 

P r i s h t i n ë

 

I nderuari zotni Kryetar Visar Ymeri,

 

Vdekja e aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ASTRIT DEHARI, student i Mjekësisë, të shtunën pasdite, më 5 nëntor 2016,  në Qenrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të pazbardhura, i cili së bashku me pesë aktivistë të tjerë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, është arrestuar  më 30 gusht 2016, si i dyshuar se ka(në) kryer  sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, më 3 gusht 2016, na tronditi thellë të gjithëve, anëtarët e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi dhe qytetarët e tjerë, shqiptarët në trojet e veta etnike, sot në Malin e Zi.

Zotni Ymeri, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta.

Kjo vdekje është një tragjedi e thellë,  jo vetëm për familjen e të ndjerit Dehari e Lëvizjen VETËVENDOSJE!, por edhe më gjerë. U shua një jetë e një të riu, një aktivisti dhe një mjeku të ardhshëm.  Vdekje kjo e cila ndaj institucioneve të Kosovës  e atyre ndërkombëtare, dhe jo vetëm, e sidomos para  dhe  ndaj atyre të Drejtësisë në Kosovë hap një varg pyetjesh, të cilat kërkojnë përgjigje urgjente, të vërteta, të sakta e objektive.

Pasojat e kësaj vdekjeje dhe të kësaj tragjedie mund të jenë të paparashikueshme.

 

Zoni Kryetar Ymeri, ju lusim që ngushëllimet tona t’ja përcillni familjes së Astritit: babës Avni, nënës dhe farefisit.

 

 

 

 

Mehmet BARDHI, kryetar i LD në MZ

 

 

Në Ulqin,  më 7 nëntor 2016