Nika: Politika e shqiptarëve në Ulqin: Ashtu si ajo e viteve të 20-ta, përsëri filloi apsurdin e vet…?!

November 10, 2016   | Opinione

dom kultiure ulcinjFoto Bruno

Muhamet Nika

Me siguri  keni dëgjuar që rreth viteve 20 , shqiptarët në Shqipëri, patën filluar absurdin e politikës së vet , kur   një pjesë e prijësve të jugut  , deklaronin  haptas , se për ta,  ish më mirë të shkonin me Greqi, kurse në veri të saj , Mirdta  veç ishte shpallur republikë me Gjon marka Gjonin  i cili  mendonte se për te ish më mirë të shkonin me Serbi(mbretërinë Serbo- Kroate- Sllovene)?!!

Kjo kohë ishte  e asaj kur  edhe shteti i Malit të Zi- Banovina e Zetës , që shtrihej deri në Gjakovë , nën ndikimin e Kuvendit  Kushtetues të vitit 1920 e gozhdoi përfundimisht Malin e Zi në Mbretërinë  Serbo Kroate Sllovene. Votat në kuvend , për shpalljen e  saj edhe atëherë u blenë…?!

Një shtet që u formua  kryesisht sipas planit anglez – me primat serb,   për të penguar daljen  ruse në Adriatik pasi  Turqia  kish  kapitulluar  si forcë në Rajon..

Falë politikës së kësaj perandorie , popullsia myslimane – pati zhdukje mbytje dhe vdekshmëri të hatashme dhe nga  popullsia shumicë në rajon  e perandorisë turke -shumë shpejt ajo  u bë pakicë…?!

Në vitin 1929 me diktaturë , mbreti  hoqi kushtetutën dhe shpërndau parlamentin. Çështjen e kontestuar nacionale  ai u përpoq ta zgjidhte duke  mohuar tërësisht ekzistencën e saj me shpalljen e shtetit të ri – Mbretërisë Jugosllave, ku  tashti më sipas tij ekzistonte  vetëm një popull – ai jugosllavë. Nga e gjithë kjo , më së shumti e pësuan  vetë  shqiptarët – myslimanët. Gjurmët e kësaj torture po vuajmë edhe sot. Mjerisht disa që e patën mirë nga ajo kohë edhe sot  mburren se  janë jugosllavë edhe pse shqiptarë.

Andaj vetëm në këtë kënd,  unë  arrij të  kuptoj se si një shqiptarë  që po thotë se është – Abazoviqi, pranon si deputet i vetëm të flasë në emër të opozitës serbo malazeze , me presidentin Fujanoviq rreth formimit të qeverisë së re.  Kuptohet edhe pa një koordinim me dikë tjetër në planin mikro apo makro shqiptar…?!

Pa të keqen e tyre , por inshalla sytë e mijë nuk shohin , ashtu si nuk panë njerëz të këtillë të brezit tim deri me sot , me këso ambicie ….?!

Zeta-Banovina-Mali-Zi

Shteti i Malit të Zi ( Banovina e Zetës)…?!

Po të  kishte  jetuar Abazoviq  kohën e Banovinës edhe do kish kuptim të shkonte te “ mbreti Aleksandër ose Nikollë…”, sepse gjysma e popullsisë së saj , ishin shqiptarë,  pa marrë parasysh që të drejtat kombëtare  i  kishin nën nivelin zero..?!! Kurse tashti , e dimë që nuk bënte të shkonte,  por më mirë nuk po e themi, sepse besoj që kuptohemi…?!

 

Shteti  i cekur në esencë ishte anti  shqiptar(islamik..), që buronte nga “ Kushtetuta e Vidovdanit”  për nder të mitit të importuar “me marifet” nga kisha ekstreme ruse sepse për  mit serb (shenjtoren Vidë), popat serbë as që  kishin  dëgjuar duke qenë pa njohuri..?!!

Por që në emër të këtij miti( luftërave serbo shqiptare) në Kosovë , në vitin 1911 – fillimisht  Sulltan Reshiti turk , pasi arriti me tren deri në Shkup  ai tuboi në Kosovë 250 mijë shqiptarë , për të falë “ xhumanë lamtumirës..” me shpresën se do kthehej përsëri…?!

Gjithashtu shohim se si  më vonë si kundër përgjigje . kisha serbe  me Sllobodan Milloshevqin  , mu në këtë vend mblodhi 1 milionë serbë për të shpallur luftën e shenjtë, nën moton :Le të  jetë Stambolli serb në vitin 1989

Po ku ishin shqiptarët e Ulqinit në këtë kohë atëherë dhe sot?!

Kam shënuar nga kuvendi i Ulqinit që M. Zenka,  tha se” elektorati i Mëhallës së Re , po dhe i Ulqinit , vazhdon të jetë i ndarë , në atë të Cafo Begut, dhe atë të një begu tjetër “, që nuk po më kujtohet dhe ish pro politikës serbe në Ulqin.

Po edhe vet kam dëgjuar këso historish , ku flitej se si , disa nga prijësit tanë –shqiptarë nga Ulqini , kur shkonin në Cetinë për ndonjë nevojë te Krajli  Nikollë , nuk prisnin fare në radhë dhe “ bez zakazanja..”?! Ia mëshonin derës së  tij  me shkelma dhe kurrë gjë askujt .

Kuptohet se kjo ishte disi  e ekzagjeruar, por më vonë nga historia pashë se kjo punë ishte e vërtetë…?! Nga kjo kohë patëm dhe  kemi ashtu si sot – Shqiptarë që ishin në funksione duke qenë anëtarë të partisë popullore serbe  ose asaj radikale serbe të kryeministrit  Nikolla Pashiq- që përmbysi  Krajlin Nikollë dhe Malin e Zi e bëri Banovinë të mbretërisë…?!

Andaj edhe pse e dija , vetëm tash e kuptoj se nga ku i buronte forca Abazoviqit që me kilet e tija , i çohej në maje te dy gishtave me kërcënim  Gjukanoviqit kur ky i fundit i thoshte “bitango..”.

EDHE  VETË ISHA NË CETINË NË PALLATIN MBRETËROR  ME RASTIN E  INAGURIMIT TË GJUKANOVIQIT  PËR  PRESIDENTË ?!

Kuptohet kur isha deputet, dhe  po cek se kam përjetuar dhe ruaj kujtimet më të mira të jetës sime- kur turma që priste deputetët rrugëve që të çonin në pallatin mbretëror , nga zemra  pash që kur po hyja brenda , në sallën e inaugurimit të presidentit- rrihnin shuplakë dhe pa komplekse thonin :  NIKA…,NIKA…?!! Kuptohet  edhe kjo se atëherë vetëm Lidhja si subjekt  – kish mbi  8000 vota..?!

E  në emër të kuaj  flet Abazoviqi nuk e di, për veç se asaj të këngës së “ cicmicës dhe qirilicës…., që shkruam më herët?!

Por  desh harrova  dhe që të mos shkruaj prapë,  në  këtë darkë ishim unë Badhi – si deputetë dhe O. Rexha , si kryetar komune, dhe kur bëmë të ulemi , pasi shkuam disi vonë, na takoj të uleshim në  darkë me delegacionin serb- ku ish  V.Drashkoviqi- Gjingjiqi – V.Peshiqa dhe Shesheli… ,bëmë të ulemi…., por kur e hetuam Sheshelin…, në shenj bojkoti u çuam nga tryeza serbe…?! Pastaj  organizatori , kur e hetoi lëshimin në protokoll , na kërkoi të falur duke na siguruar ca vende me do profesorë të akademisë malazeze që edhe e pranuam me kënaqësi….?!!

Dua të shtoj se pas kësaj që ngjau ,Shesheli për tërë kohën na fiksonte me shikim…, edhe kur u largua para neve nga darka bëri të njëjtën gjë. Ndërsa Dinosha e Gjoni  si të ftuar tjerë në darkë, ishin përkujdesur të shkonin me kohë për të zënë vendin  dhe nuk e patën  këtë shqetësim tonin….?!!