Nika: Nuk e thonin kot se “ Qeveria e xen lepurin me qerre…”?!

November 11, 2016   | Opinione

telefoni-zgjedhor-ulqinShkrun  Muhamet Nika

 

  • Ekzekutivi i dikurshëm i Hajdinagës si kryetar komune – i tëri dhe i bëri sa ish…, merret vesh se  po deponon deklarata  , një nga një…,në njësinë policore të  Tivarit , për krim të organizuar ekonomik –  vitet  2007-2008…,  kuptohet me kërkesë të prokurorit shtetëror?

Për këtë, po  e shoh të udhës të shkruaj se dikush mund të mendojë që  isha i përfshirë edhe unë në  “aferën e mundshme” si kryetar i Kuvendit. Por jo?! Si duket , dikush nga kolegët e vjetër të  partisë së tij , e bindnin atë se bënë të punohej edhe pa e pyetur fare kuvendin dhe se kjo bënë , nëse e  siguron punën me qeveri si kandidat i saj….?!

Pastaj edhe vet e kisha fajin, sepse sa herë që propozonin pika të dyshimta …, vetë i përzura jashtë kuvendit- Nja dy herë , në se nuk gabohem…?!!

Andaj edhe pse disa e marrin të lehtë- Fundi i kësaj pune  ( për mua), nuk i dihet…?! Sepse edhe zgjedhjet parlamentare tash më u kryen, si u kryen….?! Dhe kot  se qëndron e shkruar- madje  edhe  serbisht.., kjo shpallje në derë të komunës me adresë- telefon  të  komisionit zgjedhor..?

Zor se i pyesin  më” në atë derë” si u votua në Ulqin. Në kuptimin  se-  sa herë i pranuam dhe sa herë nuk i pranuam zgjedhjet si komision zgjedhor …?!

Kur më  takoi në shkallët e komunës, një polic  deri sa po  shpërndante postën e policisë në komunë ?! Pasi shikoi  në regjistër dhe më shikonte në sy një kohë të gjatë- sepse  kuptohet më njihte ….,  pashë që më tha:” Tebe  nema u ovaj spisak…”?! Dhe vetë u qesha pakës , por duke mos e zgjatur  muhabetin me te , ia kujtova atë  populloren që thotë: “ se po fjete me fëmijë  ndje i pshurrur në mëngjes…” ?!

Në  kuptimin, se nuk bën të dalësh në udhëheqje, pa kryer praktikën e “ të pshurrurit në djep..”-  pra  që  të  pranosh të bëhesh  sekretar i një kryetari që u bënë atëherë dhe bëhen sot…!

Mirëpo  po them se edhe polici kish të drejtë  nga ana e vet;  përse duhet të bëja unë  përjashtim , pasi isha  kryetar Kuvendi…?!

E për këtë po shtoi, se në kohën tonë-Lidhja,  mua si parti, po as tjerët – nuk i  vinte  , prej fillimit “në shtrat ..” ashtu si dje  që i vuri Hajdinaga, ose sot që i vë  Cungu…!

(Nuk )e di , për çka është fjala, por me të dëgjuar e  kam  dhe po them vetëm këtë:

Është krejt kollaj të marrësh para prej qytetarëve- avans,  për prurje planesh, 1milion euro …?! E planet as sot as ku ?!Ose  të punësosh 50 vetë në punë pa konkurs e puna asku…?!!

Dhe tashti, për veç asaj të qerrit…,të Hajdinagës, po i kujtoj këta të Cungut : Kujdes, edhe në atë tjetrën që  thotë  populli, se  dardha( pushteti), e ka bishtin mbrapa…?!

Kam përshtypjen se këta tanët- në pushtet,  atëherë dhe sot- po  duket se nuk ia filluan ta hanë dardhën  nga bishti?!

Kujdes se të mbet në fyt, po bëni  të kundërtën…?! Mbase disa më kuptojnë dhe mjafton ..?! Sepse  nuk kërkohet që të kuptojnë të gjithë…?!!