In Memoriam – Riza Rexha
Të stunen, me 12. 11. 2016 në moshën 81 vjeçare ndrroi jetë profesor RIZA RAXHA, njëri ndër punëtorët më të dalluar të arsimit te ne në Ulqin dhe në Malin e Zi. Rizaja ka qenë një ndër figurat më markante të qytetit tonë. Gjithmonë elegant i veshur, një njëri but i sinqert, modest, një njëri i cili padëshim ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin dhe arsimin e shumë gjeneratave në qytetin tonë. Riza REXHA ka pasur një autoritet të veçantë dhe mendoj se nuk gaboj kurë themë se është dalluar nga shumë ne të cilët kemi dhenë mësim në Gjimnazin e Ulqinit.
Riza Rexha është dalluar, ka qenë shembull se si duhet të jet një punëtor i arsimit. duke filluar nga qendrimi i tij i cili ka qenë i rallë, dhe deri te zhvillimi i lëndës, disciplinës. Riza Rexha ka filluar si mësuas, dhe mund të themë se ai ka qenë edhe njëri nga pishtarët e dritës e edukimit dhe arsimit në gjuhën shqipe te ne në përgjithësi, pavarsisht nga kushtet të vështira ekonomike, sidomos ato politike.
Është vështirë të imagjinosh se me çka është marrë shteti për ta zhdukur identitetin, kulturën dhe gjuhën tonë. Është e nevojshme të përmenden shokët dhe bashkëpunëtoret e tij, Bajram REXHA, Mehmet BARDHI, Qazim REXHA, Ibrahim CEKA, Tahir PEREZIQI, të cilëve në këto kushte i ka rënë barra edhe më e rëndë, pasi që pushteti i asaj kohe i ka përjashtuar nga puna, dhe denuar edhe me burg. Rehabilitimi i këtyre personave të arsimit tonë ka zgjatur një kohë të gjatë, dhe shumë më vonë, në kohën e tranzicionit kanë fituar vendin e merituar në shoqërinë tonë.
Këtij grupi i ka takuar edhe Riza REXHA. Punën e arsimit e ka punur me zemër, me pasion dhe me një dashuri të madhe për arsimin e fëmijeve dhe të rinjve shqiptarë në Malin e Zi.
Rizaja ka qenë njohës i mirë i historisë, dhe një ndër studiusët dhe hulumtuesët më të mirë të Rilindjes tonë kombëtare. Ka marrë pjesë në shumë simoziume shkencore ku është paraqitë me kumtesa nga fusha e historisë, Ka shkruar në shumë gazeta dhe revista në Kosovë dhe në Ma të Zi.
Mirëpo, libri “ULQINI në vitet e lidhjes shqiptare të Prizrenit 1878 – 1881” është vepra monumentale krucijale e këtij studiusi me merita të mëdhe kombëtare. Profesor Riza REXHA ka lënë gjurmë të pashlyera në kulturën dhe në edukimin e popullatës tonë në Ulqin dhe Mal të Zi.
Për kontributin e tij në vitin 2014 Kuvendi Komunal i Ulqinit, duke vlerësuar lartë punën dhe kontributin e tij edukativo arsimor dhe ate studiuse i jep dekoratën më të lartë “MIRËNJOHJA E ULQINIT”
Ndrimi i jetës së tij lënë dhimbje të madhe te familja e tij por, edhe te të gjithë qytetarët e qytetit tonë. Riza REXHA, ka qenë intelektual dhe studius i dalluar dhe i nderuar Inshalla spirti i tij gjen prehje në Xhehnet. PASTË RAHMET.





