OJQ Horizonti i ri: Njohje me vlerat e identitetit kombëtar

November 14, 2016   | Shoqëria / Društvo

OJQ Horizonti i ri-Njohje me vlerat e identitetit kombëtarOrganizata e Shoqërisë Civile “Horizonti i Ri” ka filluar këto ditë realizimin e projektit “Njohje me vlerat e identitetit kombëtar”, i cili synon të rrisë vetëdijen e të rinjve shqiptarë nga Ulqini për vlerat e identitetit kombëtar, për nevojën e edukimit të mirëfilltë mbi veçoritë kombëtare dhe për mënyrën e transmetimit dhe prezantimit tek të tjerët të këtyre veçorive.

Në kuadër të këtij projekti, të rinj të moshës 15-19 vjeç do të ndjekin panele te veçanta edukative. Ky program krijon mundësi të reja për informimin e të rinjve si dhe për zhvillimin e shkathtësive komunikuese të tyre. Përmes diskutimeve, sesioneve debatuese, prezantimeve etj, ata do të zhvillojnë shkathtësitë e dialogut ndërkulturor dhe prezantimit të veçorive personale e kombëtare.

Në pjesën e dytë, projekti iu ofron të rinjve shqiptarë njohje direkte me vlerat e kulturës, historisë dhe trashëgimisë tonë kombëtare. Kjo do të realizohet përmes një vizite të veçantë studimore në Kryeqytetin e Shqipërisë – Tiranë.

Këtë projekt e mbështetë Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Malin e Zi.