Nëse nuk përmbushen kushtet, shqiptarët nuk do të hyjë në qeveri pa tre vende

November 15, 2016   | Bota, Lajmet / Vijesti

Ultimatum Albanske koalicije DPS-uShqiptarët pa tre vende nuk hyjnë në qeveri?

Sipas burimeve të gazetës Vijesti, koalicioni shqiptar kërkon dy vende në qeverinë e ardhshme dhe atë të nënkryetarit të Kuvendit, përndryshe do të qëndrojnë neutral, raporton portali TV Teuta.

Shqiptarët, sipas kësaj gazete, janë të interesuar për ministrinë e pakicave, nënkryetarin e qeverisë ose ministrinë e turizmit. Pas kërkesës së Socialdemokratëve për 3 vende në qeveri, dhe atë të kryetarit të Kuvendit, nga pakicat vlerësojnë se atyre duhet tu takojë dyfishi i vendeve, pasi kanë 2 mandate më shumë.

Edhe boshnjakët i kanë rritur kërkesat e tyre, pasi synojnë të marrin vendet që dikur mbulonte Partia Socialdemokrate, kurse kroatët do të kënaqëshin me një vend në qeveri.

Nga Partia Demokratike e Socialistëve zyrtarisht nuk janë deklaruar në lidhje me ngecjet në bisedime, edhe pse burime jozyrtare kanë konfirmuar se ekzistojnë mospërputhje në mes kërkesave të partive të pakicave dhe gatishmërisë së PDS-së për të hequr dorë nga shumica e posteve në favor të tyre.