Nika: Dhe Murati faqe ndrron dje shante sot livdon..?!

November 15, 2016   | Opinione

Muhamet Nika,  Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor  “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin Adresa:  zgrada  SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin Telefon-i:               068 264 122 Email-i : muhamet-nika@hotmail.com  Albanski jezik-  prof. Albanskog  jezika  Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipeShkruan: Muhamet Nika

Në opinion – Këshilltari i Lëvizjes qytetare URA Dritan Abazoviq  u cek se “ka thënë në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Ulqinit se pushteti lokal në Ulqin këtë vit ka marrë kredi prej 4,5 milion euro, e tani kërkon tjetrin me vlerë 500 mijë euro, raporton portali Ul.info dhe se “ Nuk dihet ku shkojnë paratë nga huamarrja e pushtetit, me pasoja për popullin..”?!

Ky diskutim  u bë kur  kuvendi miratoi 2  llogaritë përfundimtare për buxhetet kontestuese  2014 dhe 2015, por nuk u tha se kjo ditë për qytetarët e Ulqinit- shënon edhe fundin e demokracisë në Ulqin , sepse të gjithë votuan atë që kishin kontestuar më herët dhe mosmiratimi i tyre çoi deri te përmbysja e  Gjekës.

 Tashti çdo gjë varet nga prokuroria…?!

Thjeshtë dje , pra edhe bashkë  me Abazoviqin u bë “kriminalizimi” total i parlamentit lokal nga të gjitha kombinatorikat….?!

Por në gjithë këtë, nuk e kuptoj Arian Muratin –si nënkryetar i Cungut , bashkë me Hatixhe Gjonin që përfaqësonin propozuesin e pikës N. Cungun-  të heshtnin , pasi para komisionit  të keqpërdorimeve të Gjekës e patën akuzuar atë shumë rëndë-  se kishte hëngër ” një kamion pica ..” hahahaha?!!

Ç’  është e vërteta , zonja Gjoni edhe doli jashtë me këshilltarët e saj , pasi u kritikua nga  H. Sylejmani, se po i ha fjalët duke qenë e përmbajtur në votim…?! Dhe të cilës , që në fillim të seancës kryetari Ndrekiq i tha: “ hajde Hatixhe – ulu në vend dhe mos i mbrapshto  këshilltarët që veç janë të mbrapshtuar….”?!!

Por  u pa se  nënkryetari tjetër Murati heshti  pas gjithë asaj që kish folur për pica dhe “do setra lëkure  e këpucë krokodili,  që kishin ardhur në adresë të komunës…, nga disa butikë- por  nuk u përmenden vetëm do shpenzime sallonesh për frizura- me manikyr  dhe pediker…Mbase u harruan me qëllim?!

Andaj për këtë  më erdhi të këndoj: DHE MURATI  FAQE NDRRON DJE SHANTE SOT  LIVDON..?!

Po si nuk u kujtua kush të pyes për fatin e 30 milionë euro kredi të marra nga kuvendi mor aman -për investime e të lejuara nga qeveria mor aman , që nuk po u shihet fundi e as fillimi mor aman e as vendimit për ndërtim të 100 banesave për punëtor të cilat i mbajti ish kryetari  i kuvendit nja 6muaj në fiokë…?!

A mos janë edhe këta zbatues të elaboratit të Çubrilloviqit…, mor aman , me dashje  apo pa dashje?!

Vazhdon  : Zbatuesit e elaboratit të Çubrilloviqit