Nika: Zbatuesit e elaboratit të Çubrilloviqit (2) – O zot më ruaj nga mutantët politikë ?!

November 17, 2016   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Muhamet Nika, Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin Telefon-i: 068 264 122 Email-i : muhamet-nika@hotmail.com Albanski jezik- prof. Albanskog jezika Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipeShkruan Muhamet Nika

S’ do mend për të kuptuar se fjala internacionale mutantët , që shërben për të emëruar përzierjet dhe shkapërcimet gjenetike të llojit  njerëzor    shohim se  sot na vjen e ekranizuar edhe  përmes  filmave psikologjikë të  fantastikës shkencore. Fjala    në vete  po duket  se  ruan edhe rrënjën mut të shqipes, si jashtëqitje njerëzore …?! Andaj me këtë shqipja veç se dëshmon që në origjinë është më e vjetër se 200 gjuhë të   botës  duke gjetur  shpjegimin   e  tyre burimor  vetëm përmes  saj.

Besohet se mutantët do të jenë   prodhime të   do injektimeve laboratorike të së ardhmes, ku si rezultat   lloji i ri njerëzor “ i paraqitur” do rezultojë me shkapërcime   gjenetike duke  ndërruar  kodin moral të  natyrës psikologjike  njerëzore  në mënyrë të pashpjegueshme?!

Këta në fund duke qenë të gatshëm  për të   luftuar madje  edhe  vetë  natyrën njerëzore dinë të kthehen edhe kundër vetë shpikësit të  einjektimit laboratorik….?!

Besohet se babai i  filmave të  këtillë të psikanalizës së individit në shoqëri të jetë shkrimtari i madh rus Fjodor Dostojevski . Dhe po shtoj se për veten  time isha i privilegjuar  shumë kur redaksia e Gazetës DAN, në referim të gazetarit Milan Knezheviq- nga Ulqini, u përcaktua të botojë ditën e daljes në shitje të kompletit me gazetë edhe në vështrim  kritik  timin për krijimtarinë e Dostojevskit. Pra i binte  që gazeta të” ma  kish besuar ..”   mua reklamën e shitjes së botimit të    kompletit  për  mes gazetës .

Përse  i tërë ky shpjegim…?!

Dje kuvendi i Ulqinit miratoi një vendim anakronik(të kohës së shkuar)duke shpallë ujin e burimeve të Anës së Malit të : Millës , Kalimanit dhe të Brajshës( që deri dje ishin të  lirë…, pa pagesë), si burime  me interes të përgjithshëm publik. Shteti- komuna u  mori  të drejtën  shfrytëzimit të tij nga banorët vendas…?!-  Pa diskutim publik  i cili kish dështuar….?! Ndërsa kur ai dështon – ligji obligon  që të përsëritet . Askush nuk guxon të t’i privojë të drejtat në pasuri natyrore të mjedisit ku jeton atij tjetri?!

Vendimi  i miratuar është anakronik

Themi këtë, sepse me ligjet e së drejtës ndërkombëtare shteti vendasve ka të drejtë tu marrë vetëm tepricën e ujit , kurse  çfarë kuptimi ka kjo, në momentin,  kur marrësi  saj Komunalja dhe Komuna  e Ulqinit, tashmë janë të kyçur në ujësjellësin regjional ?!Dhe tjetër… , kur fare mirë dihet se uji i Millës , Kalimanit…, gjatë stinës së verës kur edhe  ndihet më tepër  nevoja e tij ,ai  as që arrin fare në Ulqin….?!

Ndčrsa  pyetja: pse ata nuk e paguajnë ujin si  qytetarët tjerët e dëgjuar në kuvend (disa dhjetëra shtëpi të mbetura…) ?!Ka shpjegimin për shembull(arsyetimin),  që do ishte: pse Vikendicat e Shtojit dhe  gjithë Shtoji , nuk paguajnë ujin e nëntokës , me të cilin edhe lagin sa të duan gjatë gjithë stinës së verës dhe kurë  gjë askujt?!

Me ligj çdo pasuri që del nën sipërfaqen e tokës (nën dy metra  thellësi…, është e mirë e përgjithshme e shtetit(komunës)- duke filluar prej  uji e dere te nafta…?!!

Në rastin konkret , sikur mutantët politikë të trevës së Anës së Malit , kur votuan  nenin tre të  marrjes së ujit me vendim , do kish kuptim sikur  ndërmarrja komunale (komuna) dëshiron të marrë ujin nga  burimet e përmendura malore për të ndërtuar ndonjë mini repart të shitjes së tij , me qëllim të pengimit të e migrimin nga  zonat e cekura..

Ose supozojmë , sikur qyteti i Ulqinit me qëllim të pasurimit të ofertës turistike – vetë fshatin Millë  ta shpallte si fshat turistik duke rinovuar disa nga  ish 48 mullinjtë e ujit… Kuptohet me renovim edhe të vetë Leqeve të Millës për turizëm këmbësorie  në natyrë  e duke penguar shpërnguljen dhe jo duke e motivuar ate .

Zbatuesit e elaborati.?!

Sa për kujtesë themi se serbi i Bosnës,  Çubrilloviq, si ministër  i   Kralevinës Serbo Kroate  dhe Sllovene,  patë shkruar  bashkë me tjerë edhe një elaboratet  të  shpërnguljes së shqiptarëve ,  kuptohet me dhunë , por edhe me miratime  ligjesh që u vështirësonin jetën në vendlindje …?!

Shqiptarët në pushtet në Ulqin, për të kënaqur do interesa shumë të ulëta me apo pa vetëdije po imitojnë praktikat e të shkuarës së cekur.

Çudia e gjithë kësaj  në votim, ish sepse nga 28 këshilltarët e koalicionit të gjerë shqiptarë *(dhe Ana Malas..)?! Votuan një vendimin …?!

Nga ana e tjetër ,  dy këshilltarët serbo malazezë  : Andrija Cetkoviq –   foli për çështjen sikur të ish  me origjinë nga Milla e jo nga Pristani ( që uji të mos paguhej…) dhe e  lëshoi parlamentin, punë që nuk e bënë këta  nga Milla…?!

Kurse Milan Rolloviq  , i Frontit Serb , u shpreh se ai kur lexoi pikën e rendit të ditës- furnizimi me ujë  i zonave fshatare- pasi ishin marrë kredi, nja 5 milionë euro…?!

–  Pohoi “që  kish  menduar se fjala ish  për të çuar ujin  në Kravar e Rashtishë”?!

O nëne edhe ky foli si    të ishte me origjinë nga Kravari?!

O zot thashë me vete …, e arritëm edhe kohën e historive të mut(ja)tanëve anamalas politikë…?!

O sa bezdi që po kam në vete – po pse Buna e studiova  psikanalizën e Dostojevskit…?! Andriqit dhe Çubrilloviqit?  Po më kujtohet edhe thënia e popit të Kishës së Deçanit- Dionisi(1896), kur thoshte: “ Se shqiptari duhet të jetë si lepuri në  ferrë , gjithnjë i gatshëm “për me ikë..”?!

Po kujt i shërbejmë me këto vendime , athua vetëm atmosferës së emigrimit dhe shpërnguljes. Tash po e kuptoj  edhe atë që popi thoshte para kësaj fjalie, se: “Ne nuk na rrezikon shqiptari që kryen një fakultet. Nuk na rrezikon shqiptari që propagandon kundër nesh.  Ne na rrezikon shqiptari që ndërton një kullë dhe siguron qëndrimin dhe mbijetesën!

Në këtë u binda edhe vetë, kur mbaroi parlamenti dhe  pashë se si  vetëm ndonjë nga këta  të kthehej “ për të fjetur në Millë , Brajshë dhe Kravar..!”  Që  edhe këta ishin me një hap të nisur drejtë ikjes nga Ana e Malit…?!! O zot ç’po ngjet?! Popi Dionis kish të drejtë..?!!

Zbatuesit e elaboratit të Cubrilloviqit

Ilustrim nga libri i Sabri Maxhun – Novosellës….?!

Ikjet në dy kohë të shqiptarëve…?!Nuk u quajtën   kot  me emrin e elaboratit  të shpërnguljes…?!!Po shqiptarët çfarë bëjnë….?!!