SHB “Rumia” organizon dalje në Malin Lisin

November 17, 2016   | Ngjarjet - Events

SHB Rumia organizon dalje në Malin Lisin-Tivari-panoramaAtje ku Tivari shihet më së bukuri, dalje në malin Lisin, – SHB “Rumia” organizon aktivitetin e radhës.

Shoqata e bjeshkatarëve “Rumia” nga qyteti i Ulqinit kësaj të diele organizon dalje në Malin Lisin. Pika më e lartë e tij mali Loshka që ka një lartësi mbidetare prej 1358m, është pika nga e cila qyteti i Tivarit shihet më së bukuri me një pamje të rrallë panoramike.

Me këtë rast ftohen të gjithë të interesuarit që takimi i të gjithë atyre që atë ditë do të jenë pjesë e këtij aktiviteti është ditën e diele, me 20 nëntor 2016, në ora 08:00 para Komunës së Ulqinit.

Gjatësia e shtegut është 8km dhe cilësohet i kategorisë vështirësie të lehtë. Pjesëmarrësit duhet që me vehte të marrin ushqim dhe ujë të mjaftueshem për një ditë. Udhëtimi është paraparë që të bëhet me mjete vetanake.

Rast për tu mos humbur.

Shihemi të dielen.