Prokuroria e Malit të Zi interesohet për rastin e Osmanoviq?

November 18, 2016   | Lajmet / Vijesti

PDS-ULQINProkuroria Speciale e Malit të Zi ka kërkuar nga Komuna e Ulqinit dokumentacionin në lidhje me llogarinë e Partisë Demokratike të Socialistëve prej 2290 eurove, e cila ishte e nënshkruar nga sekretari për financa dhe anëtari i kësaj partie Sead Osmanoviq, thonë burime të gazetës Vijesti, raporton portali TV Teuta.

Ky shpenzim është bërë nga kjo parti gjatë fushatës zgjedhore në një lokal në Anë të Malit kur për vizitë ishte kyetari i partisë Millo Gjukanoviq. Më herët Osmanoviq për televizionin Teuta e ka mohuar që në komuna të ketë paguar një llogari të tillë, kurse Nrekiq për Vijesti ka thënë se shuma në fjalë është 229 euro, dhe se nëse dikush ka falsifikuar llogarinë duhet të përgjigjet. Pagesa e shpenzimeve partiake nga buxheti publik është rreptësisht e ndaluar me ligj.