Ulqin: Roli i pakicave në Mal të Zi – Video

November 21, 2016   | Shoqëria / Društvo

Roli i pakicave në Mal të ZiRrjeti Global i Gruas Shqiptare në Ulqin zhvilloi tryezën me temën “Pozita e shqiptarëve në prag të integrimit të Malit të Zi në BE” ku u trajtuan problematikat e ndryshme për pakicat në fazën e përgatitjes së vendit në integrimin në Bashkimin Evropian.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj  përgatiti kronikën.

VAO

YouTube Preview Image

Pozita e shqiptarëve në Mal të Zi shqetësuese

Ulqin – Rrjeti Global i Gruas Shqiptare organizoi të martën në mjediset e kompleksit “Llolla” në Ulqin tryezën e rrumbullakët me temë “Pozita e shqiptarëve në prag të integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian”.
Në fjalën hyrëse, kryetarja e degës së Rrjetit Global të Gruas Shqiptare për Malin e Zi, Shefika Gjoni, ka thënë se pozita e shqiptarëve në Mal të Zi vazhdon të jetë shqetësuese edhe në shekullin XXI.
“Shqiptarët në Mal te Zi nuk po arrijnë të realizojnë as minimumin e të drejtave elementare si popull autokton, të drejta këto të parapara edhe me Kushtetutën e Malit te Zi dhe të garantuara me konventat ndërkombëtare”, ka thënë ajo, duke konstatuar se “shqiptarët në Mal të Zi kishin më shumë të drejta ligjore në vitet ‘90 të shekullit të kaluar sesa sot”.
Gjoni ka theksuar se është momenti i fundit që t’u tërhiqet vëmendja përfaqësuesve politikë dhe qytetarëve se vazaliteti nuk është metodë për të fituar të drejtat që na takojnë, siç janë e drejta për përfaqësim proporcional në Kuvendin e Malit të Zi, qeveri dhe organet tjera shtetërore, e drejta e shkollimit në gjuhën ametare në të gjitha nivelet.
Ajo ka thënë se është momenti i faktorizimit të shqiptarëve duke vendosur kushte dhe kërkesa për fomimin e shumicës së re qeverisëse.  i.k.

Koha Javore