KKSH: Manifestime kulturore me rastin e Ditës së Flamurit

November 22, 2016   | Ngjarjet - Events

Manifestime kulturore me rastin e Ditës së Flamurit -KKSHKëshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka shpallur edhe listën e aktiviteteve të planifikuara për Ditën e Flamurit. Me 25 nëntor në Plavë do të organizohet një program kuluroro – artistik me fillim në orën 12.00.

Me 28 nëntor në Tuz do të mbahet programi festiv”Të bashkuar rreth Flamurit” i organizuar nga Qendra kulturore infomrative “Malësia” me fillim në ora 19.00. Po me 28 nëntor në Ulqin do të mbahet Maratona e pavarsisë Ulqin-Shkodër, e cila fillon në ora 9.00, ekspozita e piktorëve “Shkodër-Malësi-Ulqin” është paraparë për orën 18.30, kurse në orën 19.00 në Qendërn për Kulturë do të mbahet koncerti festiv “Me këngë ndër shekuj” i orkestrës së Akademisë së Arteve të Tiranës.