Nika: Unë tejkalimin e krizës në Ulqin e shoh disi ndryshe..?!

November 22, 2016   | Lajmet / Vijesti, Opinione

ulqini-2Shkruan Muhamet Nika

Atij (nuk)i mungojnë 100 milionë euro investime

Nëse pak ndalemi të analizojmë  Abazoviqin – përmes gojës së tjetrit, njeriu edhe mund të mendojë se po sheh një fotografi reale të gjendjes në Ulqin, por jo , kjo që u tha  në një paraqitje të fundit  ku akuzohet pushteti lokal  nuk është e tëra dhe këtu po   shkëpusim  dy thënie të paraqitjes së cekur kontestuese ?!

Thënia e parë që u cek nga Abazoviq:

“…Ndërtohen  sigurisht mbi 200 objekte. Komuna nuk ka para, por njerëzit kanë. Është e mahnitshme, dhe paradoks që  njerëzit në mënyrë masive janë  të interesuar  në investime në  shtëpitë e tyre, apartamente, ndërtesa, dhe se qeveria lokale  me buxhet është e dobët  “tha anëtari i komisionit të Lëvizjes Qytetare URA Dritan Abazoviç..?!”

Përgjigje në konstatim :

Nëse qeveria e Malit të Zi, ka nxjerrë ndonjë   ligj – leks specialis të veçantë vetëm për Ulqin , atëherë fajin duhet t’ia përshkruajmë  qeverisë dhe pushtetit  malazez ….?!

Ligji për financim të komunave është i drejtë?!

Edhe pse e kemi mësuar gojën se si të gjejmë fajtorin duke imituar “kurbanin”, ka ardhur koha të cekim  të kundërtën :

Që  në vitin 2003 republika , nxjerr ligjin e ri për financim të pushteteve  lokale( koha e Fuad Nimanit)..?!!

Ligji i tillë( më demokratiku në rajon) dhe  në zbatim  të   21 komunave  ishte  pozitivë . Falë ligjit  të decentralizuar komunat   të cilat kishin pasur buxhet  prej 2-3 milionë .., pësuan një bum dhe pas njëviti e  rriten buxhetin   prej  2 milionë euro, në  20 apo 30 milionë .

Ulqini mjerisht  përjetoi të kundërtën,  ligji nuk dha suksesin e pritur – nga 3 milionë  euro buxhet, ai  u bë vetëm 4 milionë për të shkuar deri në 5-6 milionë-  maksimumi…?!!

Zgjidhja e problemit..?!!

Supozohet se  sikur vetëm  taksa e kthyer si tatim shtëpiash … të mblidhej, komuna e Ulqinit do të rriste buxhetin për 11 milionë euro plus  ai ekzistuesi  6 milionë…?!

Prandaj sipas neve – sot ose kurrë(kur janë të gjithë në pushtet-koalicion të gjerë-  Komuna e Ulqinit, duhet  të nxjerrë  sa më parë vendim që të gjithë obligatorët e komunës të cilët  asaj i detyrohen mbi 3000 euro  tatim, tu bllokohen  të gjitha gjiro llogarië.?!

Thuhet se  qytetarët vetëm me këtë taksë  kanë zënë peng 20 milionë euro nga  buxheti i  komunës…?!

Në të njëjtën kohë ,cekim se   në mbledhjen e fundit të komunës- Andrija Cetkoviq , këshilltar në KK ceku që   “qytetarët  kanë zënë(uzurpuar ) 2 milionë e 500 mijë metra katrorë…”, kur foli   për shtëpizat në Bunë e.t.j…..Që po të shiteshin për 20 €. për m2,  do kishim 40 milionë euro…?!

Paratë nga kjo shitje – të shkojnë për punësim…?!

Me një vendim të kuvendit , të gjitha këto mjete pas shitjes, do të  kishin shkuar  për hapjen e vendeve të punës?! Nga dy milionë euro në 5 bashkësi lokale , kurse 30 milionët e tjerë do të ishin ndarë sipas numrit  të banorëve nëpër bashkësi lokale…?!

E jo tu merrej uji fshatrave të Anës së Malit- pa tubim publik, për të shti në  dorë  me një vendim të këtillë kuvendi  ndo një shumë nga kredia e marrë për ujësjellës të miratuar në 5 milionë euro?!

Djalli e di , ndoshta formulimi i pikës në kuvend ” … për furnizim me ujë të zonave fshatare…” , mbase u pagëzua kështu , sepse ndoshta banka evropiane për zhvillim , kur mëson se për çka është dhënë kredia- vë dorën në zemër dhe e ul përqindjen e interesit për kredinë e marrë ….?!

 

Thënia e dytë

“Edhe pushteti lokal në Ulqin këtë vit mori një kredi prej 4.5 milionë eurosh dhe tani është duke kërkuar një të ri 500 mijë euro, pa asnjë shpjegim dhe procedura  të  kryera në mënyrë të vlefshme, tha “Abazoviç dhe pyet zyrtarët lokalë:” Cili është kapitali i investuar në këtë vit në komunën e Ulqinit? Kush do të thotë, kemi shpenzuar pesë milionë euro të kredisë, por, ja, ne e kemi këtë urë, këtë rrugë, burim … të paktën diçka.- Asgjë! ”

Nëse është menduar në kredinë të planit të sanimit- racionalizim të numrit të punëtorëve buxhetorë ajo është një punë e mirë dhe po jep rezultate pozitive . Kështu vetëm nga mbi 200 të punësuar në administratën lokale aktualisht numri i tyre ka rënë nën 130 dhe pritet që brenda 2 viteve , deri në vitin 2018 të bjerë nën 100 punëtorë

 Edhe këtu nuk shoh diç të keqe aq më tepër që tashti zyrtarët lokalë i janë nënshtruar hetimit të punësimit të pa ligjshëm nga viti 2008 e këtej dhe që plani i sanimit nuk i përfshinë të tillët  si kategori që mund të kenë përfituar nga plani i sanimit dhe as ndonjë   të punësuar ta zëmë  me mandat e që po ashtu përfitoi nga 4, 5 milionët kredi …?!

E nëse është menduar në 24 milionët kredi për kanalizim të Kodrave etj, dhe të ujit, atë herë kish të drejtë.

Vërtetë nuk po  e kuptoj a ka nisur vjelja e kësaj kredie apo jo dhe në se nuk ka nisur çfarë pritet , kur ekziston vendimi i kuvendit dhe pëlqimi i qeverisë…?!