Nika: Unë tejkalimin e krizës në Ulqin e shoh disi ndryshe – Skandal(2)

November 24, 2016   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Knjiga za evidencijuShkruan Muhamet Nika

 DYSHOHET SE  NË  KOMUNË NUK  EKZITON FARE  LIBRI I EVIDENCËS SË  GJENDJES SË PASURISË …?!!!!

Në çka e bazoj thënien  e më sipërme:

Këshilltari  Borisllav Bashoviq, tash disa kohë  ka vënë po duket  një ultimatum të çuditshëm dhe  deklaron se  nuk i vjen Loros në Kuvend , deri sa për pyetjet e vëna  si këshilltar  të mos marrë përgjigjet  adekuate nga ata të cilëve  u adresohen.

Me  kushtetutë, ligj , statut dhe rregullore , kuvendi ka të drejtë të  përfaqësojë qytetarët, të nxjerrë vendimet dhe të kontrollojë pushtetin .

Shprehur në mënyrë figurative nëse  në një autobus (komunë) me udhëtarë(popull), shoferi i bie të jetë kryetari i kuvendit ,atëherë  kryetari i komunës i bie të jetë konduktori- biletaxhia . Po çka  djalli hynë Boroja si  këshilltar këtu –  mund të pyesni?! Boroja- Kuvendi  i bie sipas metaforës së cekur ,  të jetë kontrollori…?!! Andaj unë edhe e përkrah qëndrimin e tij për mos ulje në kuvend- vaj halli i biletave të autobusit pa kontrollor…?!!

Prandaj në bazë të mungesës së regjistrit të tillë në  raportin buxhetor ,  as që mund të flitet për rregullsi biletash- buxheti….?! Aq  sa mund të flitet për rregullsi votash pa fletë kontrolluese në  vendvotim.

Po deri kurë mund të vazhdojë kjo gjendje? Mbledhja e fundit ishte hera e tretë që Boroja lëshoj kuvendin. Në buxhet, Boro u shpreh se  figuronin rreth 100 mijë euro si ekonomi e zezë…?!!

Kujdes:Thuhet që  as Zoti nuk të ndihmon pas kësaj here?!

Për  çudinë tonë ekzekutivi hesht me përgjigje duke  lënë përshtypjen e strucit .

Konstatohet se  struci  kur sheh gjuetarin,  e futë kokën në rërë dhe kujton  se  edhe gjuetari nuk e sheh atë , pasi vetë  nuk e sheh..

Po çfarë ndodhë do pyesni ju?! Ai me këtë veprim – struci, bëhet më lehtë  pre e tij, pasi që gjuetari  rehatshëm e  merr  në shenj…?!!

Vazhdon :Na ishin tre shokë-  A u prish “ trojka..” Boro – Lubo- Loro…?!!