Nika: Na ishin tre shokë – a u prish “Trojka..”: Boro Lubo Loro…”?!

November 28, 2016   | Opinione

Muhamet Nika, Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin Telefon-i: 068 264 122 Email-i : muhamet-nika@hotmail.com Albanski jezik- prof. Albanskog jezika Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipeShkruan Muhamet Nika

“ Tebe nema u ovaj spisak..”?!

Ti nuk je në këtë regjistër  më tha polici që shpërndante  posten e policisë  për ish udhëheqësit e kohës ( Hajdinaga – Nika) në shkallët e Komunës.?!.Fjala ishte  për hetimet rreth  krimit  të organizuar  që  po  kryhen  me urdhër  të prokurorit  mbi kolegët e Hajdinagës..?!

Po për fat  nga kjo që po ndodh ,  për kohën, pata  shpëtuar sepse  Boro Basheviq – kryetar i komisionit të  ligjeve  nuk e  lejonte   po duket atëherë  ekzekutivin    të kandidonte  pikat e dyshimta  në kuvend. Punë që tashti  nuk mund ta pengojë as duke bojkotuar parlamentin..?!

Mbase ky pozicionim i imi, bëri që unë të çoj mandatin deri në fund( pa krizë edhe pse e mora nga kriza…. , prej   Nimanit  i cili  nuk qe   në gjendje të mbledh kuvendin , por as nga Xhaudet  Cakuli , Luigj Shkreli , Mylazim Mustafa dhe Fuad Haxhibeti , e ndoshta  edhe Loroja( këtë  gjysmë  mandati…”?!

Çka më shqetësonte atëherë  ..?!

Ajo që më shqetësonte  kohë pas kohe  si kryetar parlamenti  ishin deklaratat e Loros  dhe  Luigjit, kur këta  2, u  flisnin 30  këshilltarëve   tjerë – sa herë kur u binte sharra në gozhdë , fjalët” : “…se ju keni diçka kundër ne të treve  Boros , Loros dhe Luigji(mbase si të krishterë”- andaj në vete thosha – suphanallaaaaa…, për të mos u koritur…?!!

Them të vërtetën  “ kjo diçka …”,   të kujtonte një diç të nëndheshme dhe konspirative të partive nacionale ndaj tyre.

E sot  kur erdhën në pushtet   nuk jam duke dëgjuar   të ankohen në diç të tillë.

Diçka e madhe po vjen…?!

Dhe prapë pyesim : si  na u prish  fare ( trojken e famshme) , po çfarë bëjnë këshilltarët tjerë , për këtë…?! A e dinë këta që janë  duke votuar pika të pa ligjshme  dhe  obligojnë  veten me përgjegjësi  penale si kolegët e Hajdinagës..?! A e kanë frikë” spicakun” e radhës ?!

A por  mbajnë në tru atë thënien komuniste : “ nema kolektivne odgovornosti..” – kujdes kohët ecin dhe ndryshojnë..?!

Shtoj se Unë për kohën time , për të mos pasur telashe, e pata  bërë praktikë që  nga një shembull të CD-ve të incizuara nga TV Teuta  të seancave t’i ruaj  në arkivin personal shtëpiak…?!

Inshalla  kjo që po ndodhë në parlament nuk bëhet për “ estagfirullah…” – Hetime …, po edhe kjo” evallah e elhamdulilah…” në se ndodh  b(a)ilah…”?!!

Boroja  din të ruaj krenarinë e vet  ?!

Boroja në mbledhjen e fundit ruajti krenarinë e vet duke thënë:Zoti kryetar(loros), unë e shpreha mendimin tim të qartë përse e lëshoj mbledhjen dhe nuk  pres nga ju të luteni ekzekutivin  që të  japë përgjigje sepse ka kush e bënë këtë…?!

Mbase nuk është e tepërt të them ?!

Nëse “ kushtimisht” po them , që  me këtë” ju keni  diçka kundra të cekur  më parë ..”, trojka- të ketë  alududuar  në përfaqësim religjioz, pse jo  që edhe unë e kuptoj; po shtoj  se fjala Katolik, vjen nga fjala greke – katolikos  , me kuptimin, gjithë përfshirës , që toleron të  gjithë) , andaj si ka mundësi që të ndjehet dikush  i përjashtuar  kur vet nuk përjashton as kë , ose të ngjajë kjo…?

Unë  nuk mund të  besoj se e kishin fjalën për diç tjetër . Për veç në se- Zoti na ruajt, të kenë pasur në mend atë  këngën komuniste  për Boron  dhe Ramizin “ me dashuri ideologjike ..”  të ekzekutimit në  Landovicë ,  që do e kishim kënduar për momentin ( Landovicë- Ulqin, a ndjeve oooo (s) janë  dy trima ( një) hero…?!! Dhe na e pati puna   oooo…?!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„