Zyrtarizohet Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave nga Mehmet Zenka – Video
Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar sot propozimin e kryeministrit Dushko Markoviq për riorganizimin e Qeverisë, që nënkupton ndarjen e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave.
Në bazë të marrëveshjes së koalicionit, posti i ministrit i takon UDSH-së.
Në opinion është lakuar emri i kryetarit të UDSH-së, Mehmet Zenka.
Sipas gazetës Vijesti, në kabinetin e kryeministrit Markoviq do të jetë edhe njëri nga liderët e koalicionit “Shqiptarët të vendosur”, Mehmet Zenka, lider i Unionit Demokratik të Shqiptarëve /UDSH/, do të këtë post edhe në përbërjen e re të qeverisë së ardhshme malazeze. Ai është i vetmi shqiptar në qeverinë malazeze, edhe pse shqiptarët kërkojnë vazhdimisht pjesëmarrje më të madhe, së paku sipas proporcionit të tyre në shkallë vendi.
UDSH që në vitin 1997 kur përkrahu PDS-në e Milo Gjukanoviq-it, udhëheq me Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave e kanë drejtuar edhe pesë funksionarë tjerë të Unionit Demokratik të Shqiptarëve: Ferhat Dinosha, Luigj Junçaj, Gzim Hajdinaga, Fuad Nimani dhe Hamdi Hasani.