Nika: Duke kujtuar Dinoshën në prag të paradës

December 2, 2016   | Ngjarjet - Events

Shkruan Muhamet Nika

 

LGBT-CRNA-GORADuke  kujtuar  Dinoshën në prag të paradës:

“ Daje bog hteo stvorio bi adama i steva  , a ne adama i evu..?!

  Sa për  lajmin  i cili u publikua   që   Komuniteti LGBT i bën ftesë ministrit Zenka të marrë pjesë në parade dhe ku thuhet pëtveç tjerash edhe kjo:

Këshilli organizativ i Montenegro prajd-it dhe organizata Kvir Montenegro kanë ftuar ministrin e porsazgjedhur për të drejtat e njeriut dhe pakicave Mehmed Zenken që të marrë pjesë në Paradën e krenarisë, e cila është caktuar për 17 dhjetor, që raportoi  portali Ul.info.

Unë  si kronist më duhet të shtoj se Ligji për ta  u votua edhe nga nënkryetari aktual Genc Niman Begu dhe me mjeshtri për të plotësuar standardet e respektimit të te drejtave të pakicave , kjo punë iu la Ministrisë për Popuj Pakicë që drejtonte Dinosha . Ndërsa si   veprimtari  ka mundur të jetë edhe pjesë e ndonjë ministrie tjetër.?! Kuptohet për të mos devalvuar statusin e pakicave –si popull?!

Puna e këtillë  e qeverisë iritoi pa masë ministrin Dinosha, përndryshe  edhe kryetar i Udsh-së dhe kur e pa (çështë e vërteta pak me vonesë), pas meje dhe Bardhit  që  shqiptarëve iu sigurua  vendi  për tu  ulur në një sofër me pederast u deklarua se nuk do të vihet në krye të paradës së krenarisë dhe u largua nga kjo ministri duke e lënë të drejtohet nga kush të dojë…?!

Atë me ëndje e pranuan myslimanet, dhe  u gjet zgjidhja që atë kurrë të mos e drejtojë asnjë  malazi….?!Madje po duket se as romët nuk  shtyhen ta bëjnë këtë si komunitet.

Kujtoj këtu  se , pas kësaj që ndodhi Ferat Dinosha  i fyer në parlament deklaroi edhe këtë: “ Sikur të kish dashur Zoti, do kish krijuar Adamin dhe Stevën, e jo Adamin dhe Evën” duke krijuar një të qeshur të  natyrshëm në sallë te të gjithëve sa ishin?!!

Shyqyr që llobi i  homoseksualëve nuk u kujtua të protestojë në Evropë , para se Dinosha  të akreditojë letrat kredenciale si ambasador në një shtet tjetër sepse do ta kish pasur të diskutueshëm pranimin e tij për ambasador në një shtet tjetër për këtë deklaratë të tijën…?!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„