TUI i interesuar për investime në objektet e Rivierës së Ulqinit

December 7, 2016   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Agjesia Tui ne Ulqin-Nazif-CunguNë Ulqin po qëndron një delegacion i Agjencisë Turistike TUI nga Republika Federale  e Gjermanisë

Ata u takuan  me Kryetarin e Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët  e tij. Në takim  ku ishin të pranishëm dhe zyrtarë të organizates turistike nacionale dhe NP,,Të mirat detare,, u trajtuan  disa ceshtje me interes te vecantë për Ulqinin. Përfaqësuesit e TUI-t janë të interesuar  për investime  në objektet e ,,Rivierës së Ulqinit,,në Plazhin  e madh por edhe në mbushjen e kapaciteteve  të këtyre objekteve. Kryetari Cungu , përgëzoi mysafirët dhe theksoi se Komuna  e Ulqinit  është e gatshme që  të përmbushë kërkesat e tyre. Ai po ashtu u ndal dhe theksoi se  në vitet e 80-ta Riviera e Ulqinit  ka pasur nje bashkëpunim jashtëzakonisht frytdhënës me TUI-n dhe llogarit  që këto ura bashkëpunimi  mund te rivihen në interes të përbashkët. Mysafirët  nga Gjermania , kanë vizituar objektet hoteliere në Plazhin e madh.

Maximalna posjeta u htp ulcinjska rivijera