Shega, ilaç i shumëfishtë

December 10, 2016   | Shoqëria / Društvo
shega_ngadaleson_plakjen-Shega e konsumuar në formë të frutave të freskëta ose në formë të lëngut ndihmon organizmin të mbrohet nga kanceri i lëkurës.

Shega   është frutë i pasur me fitoestrogjene (estrogjene bimore) dhe flavonoide, të cilat kanë efekt antioksidues, dhe ndihmojnë edhe në mbrojtjen e lëkurës, flokëve dhe thonjve. Disa studime të fundit kanë nxjerrë si përfundim edhe efektin mbrojtës nga të lëngut të saj nga tumoret e lëkurës.

Antioksiduesit ndihmojnë edhe në shëndetin e enëve të gjakut dhe ulin nivelet e kolesterolit në gjak.

Shega është një zgjidhje e përkryer natyrale edhe për të trajtuar kollën dhe temperaturën e lartë. Sipas ekspertëve, lëngu i shegës e rrit prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, lehtëson kollën, ul temperaturat e larta dhe zvogëlon ngarkesën kardiake që vëzhgohet kur dikush është i sëmurë me grip.
Shkencëtarë amerikanë thonë se konsumimi i përditshëm i shegës nga gratë shtatzëna, mund të pengojë një dëmtim të mundshëm në trurin e embrionit.

Lajmi Net