Ekskluzive: Pamje nga videoklipi më i ri nga Blero & Dani me Rajmonda Cukoviq nga Ulqini – Video

December 12, 2016   | Lajmet / Vijesti

Blerim Muharremi – Blero-Rajmonda-Cukoviq-1Kënga është pritur mjaft mirë dhe për më pak se 24 orë ai ka arritur që të marr afro 200 mijë klikime.

Ashtu sikurse kanë paralajmëruar dyshja e njohur Blero dhe Dani kanë publikuar duetin e tyre të titulluar ‘154’.

Sigurisht që projekti i bukur mund të dallohet projektet tjera, ndaj nga sa u shfaq edhe aty 23 vjeçarja nga Ulqini Rajmonda Cukoviq, duket se do të jetë një këngë e veçantë për ketë fund viti 2016.

Rajmonda në këtë klip shfaqet më seksi se kurrë më parë, në top formë, duke qendruar pran Bleros, duke shëndruar video klipin në një film, që është ngjarje e vërtetë e tija.

Blerim Muharremi – Blero-Rajmonda-Cukoviq-

Kënga titullohet “154” dhe Blero ka thënë se kjo këngë është një dedikim personal.

Siç mund të shohim nga teksti dhe videoklipi i këngës, duket qartë se bëhet fjalë për një dashuri të humbur.

Kënga është realizuar nga studio Elephant dhe është kompletuar me videoklip.

Menjëherë pas publikimit fansat e kanë pëlqyer bashkëpunimin dhe vazhdojnë ta klikojnë shumë.

Protagonistja në klipin e Bleros dhe Danit, është Rajmonda Cukoviq 23 vjeçare, modele nga Ulqini ( Mali i Zi ), ajo ka marrë pjesë në Miss Kosova vitin e kaluar, aty ka fituar çmimin “Miss Miqësia”, dhe është bërë e njohur në skenën Kosovare dhe më gjërë. Ajo gjithashtu garojë vitin e kaluar për Miss Shqiperia dhe Miss Globe që u zhvillua  në Kanada.

YouTube Preview Image