Gjest i madh nga Ardian Mavriqi, e ndanë rrogën e këshilltarit për fëmijët e qendrës “Sirena” dhe “Art Dulcinium”

December 15, 2016   | Lajmet / Vijesti

Ardian Mavriq-UlqinKëshilltari i Forcës së Re Demokratike Ardian Mavriq ka vendosur që të bëjnë një gjest të madh për fëmijët në nevojë të qendrës “Sirena” dhe “Art Dulcinium”.

Sipas medias ulqinake të portalit Lajm.me, Ardian Mavriqi ka vendosur që kompensimin e tij mujor prej 150 eurove që i takon si këshilltar, ta dhurojë komplet në formë humanitare, dhe atë deri në përfundim të mandatit në vitin 2018.

Sipas postimit të tij në facebook, Mavriq ka kërkuar që ky donacion ti dhurohet Qendrës ditore “Sirena” dhe “Punishtes artisitke për fëmijë – Art Dulcinium”, me qëllim që kjo ndihmë modeste të shfrytëzohet për nevojat e fëmijëve dhe afirmimin e tyre.

Një akt humanitar ky, që tregon një tjetër dimension të posaçëm të disa politikanëve nga Ulqini. Veçse një njeri i madhë si ju Ardian, është edhe një njeri me zemër të madhe.

Merrni pjesë edhe Ju në akcionet e marrura nga Ardian Mavriqi. Faliminderit

Gjest i madh nga Ardian Mavriqi-Ulqin