Nika: A ta jep Silloja ty një dekoratë të Xhaxhit …Ose të presudiumit…?!

December 15, 2016   | Opinione

Muhamet Nika, Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin Telefon-i: 068 264 122 Email-i : muhamet-nika@hotmail.com Albanski jezik- prof. Albanskog jezika Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipeShkruan Muhamet Nika

Kuvendi për të lehtësuar punën e vet  formon komisione të ndryshme  që nxjerrin vendime, por po duket se ata as që mblidhen fare dhe nxjerrin vendime  kokë në vete që kështu  bëhen publike  edhe pse janë të pa ligjshme…?!

 Duket që ata të cilët turren në këto komisione  gjithë se si ndahen në tri kategori: materialistët , idealistët dhe legalistët( që nuk duan vendime  të fshehta , por të hapura e të ligjshme…?!

Materialistat :

Kur komisioni për kthimin e pronës private të marrë me dhunë nga shteti- koha komuniste,   i ngritur nga Kuvendi i  Komunës së Fuad Nimanit,  kish vendosur të  bëjë  kthimin e tokës  së kinemasë verore  mbi bazën e një deklarate të rreme të ekspertit të gjyqit  nga Ulqini – Andrija  Marnikoviqit,   me motivacion se toka e marrë për kinema  asnjëherë  nuk  u vu në funksion dhe mund të kthehej sipas ligjit, edhe pse  të gjithë anëtarët e komisionit sigurisht bashkë me ne ,duhet t’ i kenë parë me 100 –dra filma ?! E pyeta njërin nga anëtarët e  komisionit i deleguar nga PPD, me fjalët : Po si more burrë iu bëri zemra ta ktheni atë e të lëni qytetin pa një objekt kulture…?!

Ai , për çudi rrudhi krahët  , duke thënë se vet  nuk di gjë dhe se nuk e kishin ftuar në mbledhje…?!

Pasoj pyetja shtesë imja , po  sikur të pyesim kryetarin e komisionit a mos di gjë , për këtë nëse ka procesverbal se kush morti pjesë dhe a kish mbledhja kuorum  ?!

Ai tha nuk e besoj sepse ishte e sëmurë atë kohë, kurse as procesverbal  nuk besoj që ka: Komisioni ka mundësi që pas skadimit të afatit të punës, dokumentacionin komplet , pasi e futi në një thes ia kaloi komisionit të Tivarit në kompetencë pas dy viteve punë…?!

Idealistët:

Nëse në  komisionin e më parshëm pamë që e  kishin privatizuar materialistët, thamë mbase këta të ndarjes së dekoratave dhe shpërblimeve si  idealistë që  janë , duhet të jenë  më në rregull  dhe  se  dekoratat  e shpërblimet do t’i kenë ndarë  me ligj  e mbi bazën e një propozimi  të debatuar  në organin përkatës.

Por jo , sipas të gjitha gjasave  edhe këta dyshohet të mos kenë mbajtur fare mbledhje e t’i kenë darë dekoratat e nderit dhe krenarisë së qytetit si si në kohën e Xhaxhit…, që Silloja , mësuam  i mbante në xhep , kur t’i duhen dhe si t’i duhen…, si puna e asaj për Xha Brahon …?!!

Kështu , duke gjurmuar , Iu referuam mbledhjes  së cekur  ku  disa  nga qytetarët  e Ulqinit- ishin shpallur qytetarë  të dalluar. Por më kot nuk kish dëshmi për këtë.

Po  edhe  ata të komisionit të  më hershëm,  cekën që as ata nuk mbanin diç të këtillë mend  që ix-i apo y-siloni  të jetë shpallur dhe dekoruar me një çmim të tillë…?!!

Legalistat

Pasi edhe vetë hyj në  kategorinë e atyre që adhurojnë  respektimin  e  ligjit në komisione– Ç është e vërteta , jo sa Boroja…., i cili nuk lejon  që as të shkelet e lëre më të “shkrrahet” ligji  , dhe si shihet  puna  është përshëndetë  me punën e komisionit të ligjeve dhe parlamentin duke çuar dorë me braktisje të seancës, po sjellim më poshtë , në origjinal se çfarë shkruan për pikat e mbledhjes së diskutueshme në të cilën thirret komisioni kur jep dekoratat në emër të kuvendit.

…Gjynah , unë këtu ndryshoj një çikë nga Boroja, kur braktisë   kuvendin sepse  ai nuk e di atë tonën , që thotë: “ Moj e mira nëpër talla( lloj bari që shkon lart)/ në kallabllek njihet budalla.

Dhe  i mbahet asaj të vetes , që përmend  edhe LLaqlliqi, në” Dokle gora zazeleni “( deri sa t’ na çelin gjethi malit ), ku  e pa përkthyer na vjen:

Nema više i ne smije , crven bajrak da se vije/  NI KRIVAĆA NO BORIŠE  , nema kod nas plačke više…?!!

 

SHIH  MË POSHTË  PROCESVERBALIN  INTEGRAL NGA  MBLEDHJA    QË THIRRET  KOMISIONI  I DEKORATAVE – KUPTOHET  TË MIRATUAR  PA VËREJTJE….?! NGA  KU NUK PËRMENDEN  AS  TË NDERSHMIT E AS TË PA NDERSHMIT NGA QYQARËT- MË  FALNI ISHTE LLAPSUS-(NGA LLAPA IME ), LEXO QYTETARËT..?!!

SHIH

Zapisnik-Opstine-Ulcinj Zapisnik-Opstine-Ulcinj-1 Zapisnik-Opstine-Ulcinj-2