Argëzon Sulejmani: Qençe nuk jetohet ma*

December 18, 2016   | Shoqëria / Društvo

Argëzon SulejmaniThonë se historia që harrohet, përsëritet. Si duket, ne arritëm të bëhemi studiues me grada, por mbetëm nxënës të këqinj e harrues të mirë. Për këtë, me gjasë, nga gjenerata në gjeneratë po na jepen leksione të njëjta, biles të përshtatura e slow motion, për të cilat po paguajmë gjithnjë e më shtrenjtë. Se, cili do të jetë viti D, nga ku brezat do të thirren në kujtesë, do të mësojnë të mendojnë dhe do të shkëmbejnë përvoja, kjo mbetet e hapur. Deri atëherë, do vazhdojmë të luajmë aktorin dhe shikuesin tekanjoz, me dhe ndaj jetëve tona

Argëzon Sulejmani

Kur bota thuhet të kalërojë nëpër krizat e saj, me dhe pa njeriun, neve si njësi a subnjësi e saj, përditë na bien morte dhe atëherë kujtohemi për njëri-tjetrin. Rrjetet virtuale na mundësojnë të gjendemi sa në Tiranë e Prishtinë, aq në Shkup, Luginë e Ulqin. Jo vetëm kaq, kohë pas kohe si për kortezi vemi edhe në Stamboll, Pariz e Washington. Paçkase, kemi kohë pa bërë vizita tek më të afërmit, u bë kohë që e kemi lënë anash ritualin e pamjeve dhe as nuk mbahet mend kur së fundmi jemi solidarizuar me ndonjë të braktisur.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “744” të revistës Koha Javore