Edicioni XI i Festivalit te Kenges per Femije, Ulqin 28 dhjetor 2016

December 18, 2016   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Edicioni XI i Festivalit te Kenges per Femije, Ulqin-2016-1Me datën 28 dhjetor 2016 në Pallatin e kulturës në Ulqin do të  mbahet edicioni i njëmdhjet i Festivalit të këngës për fëmijë.

Juria e Festivalit edhe këtë vit do të ndajë çmimet për interpetim, tekst dhe muzikë, ndërkohë që çmimi special edhe këtë vit do të jetë ai që mban emrin e kompozitorit Fiqri Hasanaga.

Është kjo një ngarje më e rëndësishme kulturore që në Ulqin organizohet  në këtë fund viti. Si edhe herëve tjera edhe kësaj radhe marrin pjesë fëmijët këngëtarë nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.

Festivali XI i Këngës për Fëmijë organizohet nga Qendra e Kulturës Ulqin dhe nën patronatin e Komunës së Ulqinit.

Edicioni XI i Festivalit te Kenges per Femije, Ulqin-2016