Organizohet mbrëmje letrare kushtuar Esad Mekulit

December 18, 2016   | Ngjarjet - Events

Organizohet mbrëmje letrare kushtuar Esad Mekulit-UlqinIsmet Karamanaga Facebook

Mbrëmë në sallën e Bibliotekës së Ulqinit, Shoqata e Artisteve dhe Intelektualeve “Art Club” ka organizuar një mbrëmbje letrare kushtuar 100 vjetorit të lindjes së shkrimtarit, shkenctarit, poetit, përktyasit dhe humanistit të madh Esad MEKULI. Ky manifestim letrar ishte një nderim për poetin Esad Mekuli, që vlerësohet më të drejtë bard i letërsisë shqipe në Kosovë, por edhe më gjërë.

Për veprën dhe jetën e tij folën Zuvdija HOXHIQ, Haxhi SHABANI,si edhe Ismet KALLABA.
Dhe në fund, unë dëshiroj ta shtoj edhe një fjali nga veprimtaria kolosale e këtij poeti me përmasa kombëtare dhe ndëkombëtare. Esad MEKULLI ishte edhe një përkthyas i mirëfillt i poezisë nga gjuha ruse, serbe. maqedone, hungareze, kroate italiane, pavarsisht se ai nuk ka qenë gjuhtar.
Në këtë manifestim ishin të pranishëm Kryetari i Komunës z. Nazif Cungu, ambasadorët të Shqiprisë dhe i Kosovës, si edhe shkrimatarë dhe intelektual nga qyteti ynë. Disa foto nga kjo mbrëmje solemne.

Ismet Karamanaga Facebook

NË ULQIN SHËNOHET 100 -VJETORI I LINDJES SË ESAD MEKULIT

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “ART CLUB” në Bibliotekën e qytetit të Ulqin shënoi 100-vjetorin e lindjes së personalitetit më të spikatur të kulturës,artit dhe shkencës së shqiptarëve në hapësirën e ish- Jugosllavisë.
Kryetari i SHAI “Art Club”,MA Ismet Kallaba,pasi foli idenë edhe domosdoshmërinë e shënimit të kësaj date,përshëndeti ambasadorët e dy shteteve shqiptare në Podgoricë, të cilët kishin ardhur për ndjekur këtë veprimtari, shkëlqesia e tij,Skënder Durmishi,nga Republika e Kosovës dhe homologu i tij nga Republika e Shqipërisë,Erald Filo me bashkëpunëtorë.Z.Kallaba në emër të shoqatës që udhëheq dhe në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi,inicoi propozimin që Qendra e kulturës në Plavë të bart emrin Esad Mekuli.
Bashkëvendësi i Esad Mekuli,akademik Zuvdija Hoxhiq – Berisha evokoi kujtimet e ,sic tha, fqinjit të dashur dhe mendjendriturit,Esad Mekuli.
Mr. Haxhi Shabani foli mbi fazat e krijimtarisë poetike të poetit,akademikut,pedagogut,redaktorit,bardit të poezisë shqipe në ish- Jugosllavi.
Në këtë frymë, shkrimtari dhe publicisti,Ibrahim Berjashi,tha se kam pasur nderin dhe kënaqësinë e posacme të takoj Mekulin në Redaksinë e revistës letrare, JETA E RE,të kësaj shkolle,ku Mekuli edukoi edhe ngriti emrat me te nderuar të letërsisi shqipe nga Ulqini e deri në Strugë dhe jo vetëm. Berjashi lexoi një dedikim për Esad Mekulin,ku ndër të tjera ishte edhe vargu…Bard, në Nokshiq nuk kishte më plsi të bardhë…”
Para një auditoriumit të përzgjedhur,intelektualë dhe adhurues të veprës së Mekulit studente të Arteve të Bukura Akademisë së Arteve të Prishtinës,nga Ulqini,recituan poezi të përzgjedhura nga veprat letrare të Mekulit.

I. Berjashi