Nika: Pse nuk ka shanse të kthehet mbledhja e kripes me qyrek..?!

December 19, 2016   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Kriporja-e-ulqinitShkruan Muhamet Nika

Në mesin  e shumë propozimeve të asociacioneve të ndryshme të ekologëve dhe ruajtësve të mjedisit ,  nga Ulqini,  shohim që këtyre ditëve  të  flitet shumë për të analizuar  edhe mundësinë e kthimit të kripores në gjendje të para disa viteve ,  në kohën kur mbledhja e kripës bëhej me dorë..?!

Por sipas neve  dhe shumë kujt , kjo është punë e pa mundur sepse  bashkë me mënyrën tradicionale të mbledhjes së saj , si duket  kanë shkuar edhe faktorët të cilët avanconin në treg këtë metodë të  mbledhjes dhe shitjes së kripës.

Cilët janë këto faktor që favorizonin metodën tradicioanele të mbledhjes së kripës:

  • Për të qenë efikase, puna e mbledhjes së kripës me dorë nënkupton,  pikë së pari, që edhe njëherë të formohej Jugosllavia e madhe si ka qenë dikur , për tu siguruar  tregu …?! Kuptohet me ekonomi socialiste e të planifikuar  që nuk lejonte importin e kripës nga jashtë edhe me çmim më të lirë  pa u shitur kripa e kriporeve të saja.
  • Doemos duhet të aftësohen njëkohësisht edhe fshatarët që të përgatisin turshi e pastrem si dikur për të terë vitin dhe duke e tharë  mishin mbi tym…?!!
  • Të ringjallet edhe njëherë armata jugosllave , për të blerë rezerva kripe  të një viti për raste lufte.
  • Të gjejmë edhe njëherë fuqi punëtore të kalitur që në temperaturë mbi 30 shkallë e me diell mbi kokë…,  të mbajë edhe  çizme uji e të ketë muskuj për të ngarkuar transportierin .

Por  ndoshta me këtë edhe mund t’ia bëjmë disi, nëse marrim fuqi punëtore fizike nga Shqipëria e Kosova, sepse rinia e rrethinës së Ulqinit , nuk e bënë më këtë punë.

  • Plus kësaj si masë  emergjente  do të  ishte që në kuvend të sigurojmë kuorum dhe   ta shpallim ambasadorkën gjermane Shtajnaker , për qytetare nderi sepse “po  na e mbron kriporen “si dikur para të huajve  nga ndërtimet  eventuale  duke ruajtur basenet e zogjve  shtegtarë  , që këtu pushojnë në rrugën prej Afrikës për Gjermani?! E dhe pse shteti i saj që ajo përfaqëson , është fajtori kryesor (sipas neve)për  dështim  të kripores në Ulqin, plus” budallakia” komuniste , që ata vendosen dhe  blenë nga gjermanët teknologjinë(fabrikën)  e prodhimit të kripës me avullim të ujit të detit me rrymë elektrike  e cila prodhohej  kuptohet me një  çmim  shumë të lartë  dhe nuk  gjente treg .

Kuptohet se  atëherë gjermanët , me këtë na e futen….,  ashtu si duan edhe  sot të na e fus me zogj …, sepse  dihej që det kanë  e kishin edhe gjermanët, por  nuk pamë që ata   të  kenë  dhënë para  për të lëshuar  në punë një fabrikë eksperimentale  si kjo që na e dhanë neve në Ulqin.