Performanca ulqinakëve në gjuhën turke

December 19, 2016   | Ngjarjet - Events

Performanca ulqinakëve në gjuhën turkeNë garimin ‘’Mali i Zi në ritmin e Evropës’’, Komunën e Ulqinin do ta përfaqësojnë nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore – Eliza Markiq, Irina Çoboviq, Behrami Manushaqe, Sandra Marnikoviq, Anastasija Glaviçiq, Tamara Zhivkoviq, Erina Rexha dhe Leudrita Mustafa. Organizatori ka vendosur që garuesit nga Ulqini të prezantohen me këngë dhe vallëzim në gjuhën e Turqisë. Nata finale e garimit do të mbahet në prill të vitit 2017 në Podgoricë.

Manifestimin “Mali i Zi në ritmin e Evropës” e kanë përkrahur ambasadorët e shteteve të Evropës dhe Bashkimit Evropian. Garimi është i dizajnuar në përputhje me Konventën Evropiane për pjesëmarrjen e të rinjve në ngjarjet lokale dhe rajonale, dhe ka për qëllim përkrahjen, zhvillimin, identifikim dhe ruatjen e talentëve në Mal të Zi, promovimin e kulturës, tolerancës, barazisë gjinore, respektimin e të drejtave të njeriut, diverzitetit, bashkëpunimit nëpërmjet këngës dhe vallëzimit.