Nika: Shkatrrimi i anijeve dhe detarisë ulqinake…?!

December 21, 2016   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Shkatrrimi i anijeve dhe detarisë ulqinake-1-SKJE-Ostros-Krajë-1Shkruan Muhamet Nika

S’di pse  por para se ta nisja  shkrimin, mu kujtuan  vargjet  e Mjedës: Molla t këputna në një degë- dy qershija lidh  me  nji  rrfanë – ku fillojnë kufijt me gegë –  rrijnë dy çika me një nanë…?!!

 

Sa për fatin  e hidhur të flotës ulqinake që e përpiu deti , në Luftën e Parë Botërore , duke lexuar romanin e Llalliqit, me titull : Deri sa të Çelë Gjethi …,   mund të mësohet edhe kjo që po shtojmë më poshtë, ku përafërsisht  thuhet:

Ashtu si në Mal të Zi, që ndihej mungesë e madhe e ushqimit gjatë Luftës së Parë  Botërore(viti 1915),ajo sa erdhi dhe  u shtua  me rastin e tërheqjes së ushtrisë serbe e cila  evakuohej për në frontin e Korfuzit  përmes  Shqipërisë .

Në këtë situatë Komesariati kryesor   malazez pat mobilizuar detarët e njohur ulqinakë  bashkë me  anijet e tyre  për të siguruar transportin  e drithit nga Shqipëria – Porti i Vlorës.

Ndërsa Gjurashkoviqit  malazez të autorizuar  për këtë  në Durrës i pat urdhëruar  që të nxjerrë jashtë anijet me vela të Shqipërisë   në mënyrë që të transferojnë një sasi të miellit dhe misrit që kish arritur në portin e cekur , por që për arsye të embargos detare të vënë për Adriatik , nuk guxonte që me anijen “ Mihail”- të një pronari grek ,  të hynte në  portet  e Malit  të Zi.

Dhe siç  shihet , pas kësaj ndodhi që pjesa më e madhe e anijeve  u vranë me ekuipazhet e veta e u mbyten nga stuhia .

Dalja në det në kohë lufte dhe embargoje ishte e kobshme për ta…?!

Tjetër mësohet se, sipas regjistrit të Gjurashkoviqit,   në anijet e cekura ulqinake dhe shqiptare u ngarkuan 5.245 thasë miell dhe 13.540 thasë misër. Por nuk është e njohur  sa ishte sasia e drithit të arritur në portin e Tivarit dhe të Pllavnicës*Liqeni i Shkodrës, përmes  Lumit Buna.

Shkatrrimi i anijeve dhe detarisë ulqinake

Shkatërrimi i anijeve  dhe detarisë ulqinake e shqiptare  në përgjithësi  dhe  sidomos në Mal të  Zi, po duket kish përmasa apokaliptike …. Me ta u shua ç’ do gjë , pra  edhe  vetë jeta  në disa treva…?!?

Shih ca  pamje për Molin – Vani  i Skjesë në Krajë.

Edhe pse  sot , mund të kish qenë një  PORTA  KRAJA  ashtu si PORTA MONTENEGRA , ka mbetur si duket vetëm një  PORTO- MORTO….?!

 Tash  ti po e kuptoj, boll mirë ,  përse mu kujtuan vargjet e Mjedës që i shkojnë Krajës së boshatisur…?!

Shkatrrimi i anijeve dhe detarisë ulqinake-1-SKJE-Ostros-Krajë

Po desh harrova përshëndetje ambasadorkës gjermane Shtajnakerës dhe selam për këto pamje nga Kraja .
E inshalla angazhohet edhe për këtë mol të Krajës, ashtu si për Kripore në kuadër të ndonjë mega projekti zhvillimor ndërkombëtar që duhet të përfshijë basenin e Liqenit të Shkodrës- si mol për anijet tej oqeanike të Mesdheut ,e të cilin tash mbase ( nuk ) e përkrah shteti gjerman në kuadër të Bashkimit Evropian …?!!