Rotary Club Ulqin ​ndan dhurata për fëmijët

December 21, 2016   | Shoqëria / Društvo

Rotary Club Ulqin-UlcinjEdhe këtë vit, për 13 herë në hapsirat e “Pallatit Venecija” në Kala, Rotari klubi nga Ulqini ka organizuar ndarjen e dhuratave fëmive, kësaj radhe atyre të foshnjoreve të Ulqinit. Ishe ky një manifestim i jashtëzakonshëm në një ambient të mrekullueshëm mbi bedenin e Kalasë. Jam më se i sigurt që ky manifestim do ti mbesë fëmive në kujtesën e tyre tër jetën.
Ndarja e dhuratave e fundvitit organizohet nga ky Asocijacion, për çdo vit në të gjithë qytetet e Mali të Zi,

Rotary Club Ulqin-Ulcinj-1
Ky manifestim organizohet së bashku me Qendrën sociale e cila gjithashtu merrë pjesë në shpërndarjen e dhuratave.
Natyrisht, edhe kësaj radhe nuk janë harruar edhe fëmit me nevoja të veçanta. Atyre, sipas kryetarit e Rotari klubit z. Petar Deliq dhuratat janë ndarë drejtpërdrejtë. Për informata më të hollësishme, dhuratat sillen nga Sautemptoni nga Anglia, dhe deri tani janë ndarë më se 135 mijë dhurata. Një falenderim i veçantë për të gjithë qytetarët e këtij qyteti.

Për më shumë Foto shiko Ismet Karamanaga Facebook