Samir Tivari i pari emertohet Doktor i Shkencave Mjeksore ne hulumtimin e kancerit te gjirit ne SHBA

December 21, 2016   | Lajmet / Vijesti

Samir Tivari i pari emertohet Doktor i Shkencave MjeksoreNe universitetin prestigjoz Rutgers ne New Jersey, SHBA, dje me daten 20.12. i riu nga Ulqini Samir Tivari emertohet me titullin Doktor i Shkencave Mjeksore me tezen „Lufta Kunder Kancerit te Gjirit pas Rizgjimit“.

Ne vitin 2000 Samiri merr bursen per te vazhduar shkollimet e mesme ne Memfis. Suksesi i shkelqyeshem i siguron bursen shteterore ne vazhdimin e studimeve bachelor ne universitetin Bard, New York ku edhe diplomon ne vitin 2006 ne degen biokimi. Ne vitin 2009 vazhdon magjistraturen dhe doktoraten ne univerzitetin Rutgers ne New Jersey.

Rrugetimi i tij ne fushen e hulumtimeve ka kerkuar pune te palodheshme, sakrific dhe perkushtim. E gjithe kjo rezultoi qe Samiri te jete i pari nga qyteti i Ulqinit qe mban thirrjen Doktor i Shkencave Mjeksore ne lufte kunder kancerit te gjirit.

Ky shkenctar i ri modest i cili emrin e qytetit te tij e ngriti ne pijedestalin me te larte, meriton cdo lavdate nga cdo instance shteterore ose individe, e neve si bashkevendasve te tij na ben krenare dhe na shtyn te mburremi me te prandaj edhe i themi „Gezuar Samir dhe e bartesh me nder kete thirrje kaq te larte.“