Fatmir Limaj takon ambasadorin e ri të Malit të Zi, Ferhat Dinoshën

December 22, 2016   | Ngjarjet - Events

Fatmir-Limaj-Ferhat-DinoshaKryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Skender Reçica, pritën sot në takim Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha.

Limaj, e ka uruar ambasadorin e ri të Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, për detyrën e re.

Në këtë takim, sipas njoftimit të NISMA’s,  përveç karakterit njoftues, temë diskutimi ishte situata politike në vend, e po ashtu u diskutua edhe për zhvillimet tjera ekonomike, sociale, etj, në Kosovë.

Limaj tha se edhe në të kaluarën, Kosova dhe Mali i Zi e kanë mbështetur njëra-tjetrën, dhe kjo mbështetje po vazhdon edhe tani, kur Kosova është në rrugën e saj të integrimeve europiane, dhe Mali i Zi drejt anëtarësimit në NATO.

Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, tha se e çmoj angazhimin e këtij subjekti politik në skenën politike të Kosovës, orientimin e saj pro-perëndimor, dhe uroj që edhe në të ardhmen NISMA të vazhdoj të jetë e tillë, dhe të ketë sa më shumë suksese, në shërbim të qytetarëve të vendit.

Dinosha, tha se Mali i Zi është i përkushtuar maksimalisht që ta mbështes Kosovën në rrugëtimin Evropian.

Portali Indeksonline