OJQ “Teatri Teuta” do të ketë  përkrahjen e përhershme  të komunës – Video
Nazif Cungu: Teatri Teuta do të ketë  përkrahjen e përhershme  të komunës Përfaqësuesit e OJQ ,,Teatri Teuta,,  u takuan me kryetarin Nazif Cungu të cilin e njoftuan me synimet dhe  aktivitetet  që  parashohin të zhvillojnë. Munib Abazi,Drejtor  i Shoqatës tha se  ne dëshirojmë të  ringjallim jetën  teatrale në Ulqin,  të realizojmë  projekte konkrete  dhe të kemi   bashkëpunim institucional. Ai ,tha se në ditët në vijim do të  shpallet audicioni  për pranimin e nxënësve në seksionin e dramës... Vazhdo

December 1, 2016  :: Ngjarjet - Events :: Comments Off on OJQ “Teatri Teuta” do të ketë përkrahjen e përhershme të komunës – Video
Tags:

Themelohet Teatri “Teuta” në qytetin e Ulqinit
Sot, në galerinë e Qendrës për Kulturë teatri “Teuta” mbajti konferencën e parë për media ku për opinionin shpalosi qëllimet e veta. Si qëllim primarë kanë cekur ringjalljen e jetës teatrale dhe kulturore të qytetit. Drejtori i teatrit, Munib Abazoviq tha se ky teatër është themeluar më tepër për brezat e rinj, për ato të cilët duhet të rriten në frymën artistike. Në kuadër të teatrit do të punojë staf profesionist i përbërë nga regjisorë, skenografë dhe kostumografë, si dhe aktorë të diplomuar,... Vazhdo

December 1, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Themelohet Teatri “Teuta” në qytetin e Ulqinit
Tags:

Albanske stranke vjeruju da će zaštiti Valdanos i Solanu
Mogu li albanske manjinske stranke koji učestvuju u novoj Vladi Crne Gore zaštiti Valdanos i Solanu – pitanje je koje se nameće nakon što je objelodanjeno da je to bio jedan od uslova za njihov ulazak u Vladu. Iako su na izborima 16. oktobra albanske manjinske liste osvojile mandat manje nego na parlamentarnim izborima 2012. godine, ponovo su u koalicionoj Vladi sa Demokratskom partijom socijalista (DPS). Osim jednog ministarstva, od DPS su dobili i pozitivan odgovor na nekoliko zahtjeva, među kojima su javnosti posebno zanimljivi... Vazhdo

December 1, 2016  :: news :: Comments Off on Albanske stranke vjeruju da će zaštiti Valdanos i Solanu
Tags:

Nimanbegu: Nëse shkelet marrëveshja nga PDS-i,  do tërhiqemi nga qeveria
Funksionari i lartë i Forcës së re demokratike dhe koalicionit “Shqiptarët të vendosur” Genci Nimanbegu ka deklaruar se nëse PDS nuk plotëson të premtuarën, hapat e mëtejmë të kësaj liste zgjedhore janë shumë të qarta, raporton portali Ul.info. “Ne kemi qëndrim të qartë që marrëveshja e koalicionit duhet të analizohet rregullisht, përmbushja e saj dhe të ngjashme. Nëse do të ketë arsyetimi dhe mosrespektim të marrëveshjes ne jemi të gatshëm të anulojmë përkrahjen kësaj qeverie”, tha ai në deklaratë... Vazhdo

December 1, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Politika :: Comments Off on Nimanbegu: Nëse shkelet marrëveshja nga PDS-i, do tërhiqemi nga qeveria
Tags:

U përurua libri “Žena pomorca” i shkrimtarit Asllan Bisha
Në Shkollën fillore “Boshko Strugar” sot (të mërkurën) u përurua libri “Žena pomorca“ i shkrimtarit Asllan Bisha, i botuar pak kohë më parë nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve „Art Club“. Vetë shkrimtari ka zgjedhur për të bërë përurimin e këtij libri në shkollën ku ka punuar si mësimdhënës pjesën më të madhe të jetës së tij. Përurimi është konceptuar si një takim i nxënësve me shkrimtarin. Një paraqitje të shkurtër mbi veprimtarinë e Bishës e ka bërë mësimdhënësja e gjuhës... Vazhdo

November 30, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events :: Comments Off on U përurua libri “Žena pomorca” i shkrimtarit Asllan Bisha
Tags:

Shqiptarët e Malit të Zi fitojnë ndarjen administrative të Tuzit nga Podgorica
Qeveria e Malit të Zi do t’i japë statusin e shumëkërkuar të bashkisë një zone të populluar kryesisht nga shqiptarët, pasi politikanët shqiptarë ndihmuan partinë në pushtet të krijojë një koalicion qeverisës. Nën një marrëveshje me partinë e ish-kryeministrit Milo Djukanoviç për të siguruar një shumicë në parlament për të formuar një qeveri të re, koalicioni i shqiptarëve etnikë në vend ia ka dalë me sukses të sigurojë disa miratime politike për kërkesa që janë bërë gjatë dhjetë viteve të... Vazhdo

November 30, 2016  :: Rajoni / Region :: Comments Off on Shqiptarët e Malit të Zi fitojnë ndarjen administrative të Tuzit nga Podgorica
Tags:

Cungu: Unioni urë lidhëse mes shteteve
Unioni i Komunave Shqiptare në Ballkan synon të zgjerohet Me qëllim të krijimit të mekanizmave të bashkëpunimit, në Tiranë është krijuar Unioni i Komunave Shqiptare, që përfshin komunat kryesore që drejtohen nga shqiptarët në vendet e rajonit. Me synimin për t’u zgjeruar tutje, ky union ka filluar me Bashkinë e Tiranës, Komunën e Prishtinës, atë të Tetovës, pastaj Ulqinit dhe Preshevës. Drejtuesit e këtyre komunave tashmë kanë nënshkruar një platformë bashkëpunimi në fusha si urbanistika, mjedisi,... Vazhdo

November 30, 2016  :: Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Cungu: Unioni urë lidhëse mes shteteve
Tags:

Ahmeti: Serbisë po i dhemb shumë Unioni i Bashkive Shqiptare
Lojë për fëmijë të vegjël dhe përrallë joserioze e ka quajtur kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq Unionin e Bashkive Shqiptare që u formua këtë të hënë në Tiranë, fillimisht me Bashkinë e Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës. Mirëpo, vetë reagimin e tij i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili ishte njëri prej nënshkruesve të këtij memorandumi e sheh si të atillë që e dëshmon të kundërtën e asaj çka Vuçiq deklaroi. “Reagimet që erdhën nga Kuvendi, Presidenti dhe Kryeministri... Vazhdo

November 30, 2016  :: Ngjarjet - Events :: Comments Off on Ahmeti: Serbisë po i dhemb shumë Unioni i Bashkive Shqiptare
Tags:

Nika: Mjer Selman i nënës ke të qajë më parë; A prijësit në krye a popullin e marrë …?!!
1. ( mos ma shihni për të madhe  e kam me të dëgjuar nga Edi…) Edhe  për mua  po duket vlen ai konstatimi i njërit që tha   “ është  për  tu  habitur  , se si arrin konspiracioni serbo-sllav të manipuloj  ME TË GJITHË..,si me pushtetarët që morën pushtetin…,si me mërgimtarët..”…?! Mbase unë edhe  nuk jam mirë…, por  po shoh se si që në hapin e parë  të integrimeve evropiane, vazhdojnë të jenë në veprim  do forca të nëndheshme  që vërsulën për të penguar e krijuar... Vazhdo

November 30, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Opinione :: Comments Off on Nika: Mjer Selman i nënës ke të qajë më parë; A prijësit në krye a popullin e marrë …?!!
Tags:

Gjekë Gjonaj: Lanush Nuzi Peraj   ( 1878-1964)
Fjala e tij gur i madh  në kalanë e drejtësisë së kuvendeve të burrave  Gjekë Gjonaj Prej vitesh, qëkur kam filluar interesimet e mia të para për Anën e Malit-Ulqin,  më kishin lënë përshtypje  të pashlyeshme  rrëfimet e anamalasve  për  disa burra  të shquar  popullorë të kësaj trevë  shqiptare, që i dinin mirë rregullat dhe normat  kanunore. Një mrekulli e vërtetë. Njerëz që, ndonëse  pa shkollë  e , të shumtën e herës, pa zbritur ndonjëherë në qytete e pa parë ndonjë qendër të madhe... Vazhdo

November 29, 2016  :: Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Gjekë Gjonaj: Lanush Nuzi Peraj ( 1878-1964)
Tags: