Nikshiq: Vajza hedh plehrat nga makina, komshiu e turpëron para gjithë lagjes

January 3, 2017   | Shtypi / Mediji

Vajza hedh plehrat-NikshiqNjë ngjarje mjaft e këndshme ka ndodhur në Nikshiq të Malit të Zi.
Një kamera amatore ka filmuar momentin kur një familje del nga pallati dhe futet në makinën e tyre, por para se makina të niset një vajzë del prej saj me një qese plehrash në dorë.

Ajo pasi sheh rreth e rrotull e lë qesen pranë një makine tjetër, duke lënë të kuptohet se plehrat i përkisnin gjasme dikujt tjetër.

Me mendimin se ia hodhi paq, vajza futet në makinë dhe automjeti niset.

Por nuk bën as një metër kur befas një komshi shkon merr qesen e plehrave nga vendi ku e la vajza dhe ua hedh atyre brenda në makinë.

Një gjest mjaft i bukur ky që do bëjmë mirë ta aplikojmë edhe ne shqiptarët nëse bëhemi dëshmitarë të veprimeve të tilla të ulëta. Vajza u turpërua përpara të gjithë lagjes.

Gazeta Blic

http://edge-europe.abingmedia.com/4/streaming//1110387.mp4