Misteri i tenderit të rrugës Ulqin-Krythë

January 4, 2017   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Misteri i tenderit të rrugës Ulqin-Krythë-2Situata për rikonstruktimin e rrugës magjistrale Ulqin-Krythë po behet edhe me enigmatike nga viti në vit

Edhe pse funksionarët shtetëror kanë paralajmëruar që deri në fund të vitit 2016 do të shpallet tenderi për rikonstruktimin e rrugës magjistrale Ulqin-Krythë, kjo nuk ndodhi, raporton portali Ul.info.

Gjatë vizitës në Ulqin, në fillim të shtatorit të vitit të kaluar, kryeministri i atëhershëm Millo Gjukanoviq ka thënë se parat për këtë projekt ishin të siguruara në buxhetin kapital. “Po shkojmë drejtë përsëritjes së shpejtuar të procedurës tenderike në mënyrë që paratë të cilat i kemi ndarë për këtë qëllim t’i vendosim në funksion dhe të përfundojmë këtë aks”, tha ai me këtë rast.

Paralajmërimi i fillimit të punimeve ndërtimore në këtë aks, të gjatë 13,5 kilometër, rregullisht përsëriten nga viti 2013. Meqë ndërtimi i këtij aksi rrugor do të zgjasë saktë një vit, nuk ka mundësi që kjo rrugë të rikonstruktohet gjatë vitit 2017.

Aksi rrugor nga Ulqini deri në Krythë është bërë “grykë shisheje” nëpër të cilën në këtë qytet vijnë shumica e turistëve, që e bënë, së bashku me rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, prioritet më të rëndësishëm infrastrukturor.

Misteri i tenderit të rrugës Ulqin-Krythë-1 Misteri i tenderit të rrugës Ulqin-Krythë-Ura-e-Klleznes_Ana-Malit Misteri i tenderit të rrugës Ulqin-Krythë Misteri i tenderit të rrugës Ulqin-Krythë-Rruga_Krytha_Katerkollë